Zjarr në bulevard Tensionet vijojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një kioskë pranë Kryeministrisë është përfshirë nga flakët. Nga vendngjarja ngrihet tym, ndërsa protestuesit dhe policia vijojnë përplasjet në zonën përreth selisë së qeverisë. Tym dhe flakë janë regjistruar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku një kioske i është vënë zjarri gjatë ditës së tretë të protestave në kryeqytet.
Incidenti ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një kohë kur situata pranë selisë së qeverisë vijon të jetë e tensionuar për shkak të përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit. Flakët kanë përfshirë kioskën, ndërsa tymi është përhapur në zonën përreth. Ende nuk ka informacion të konfirmuar për përmasat e dëmeve materiale apo për persona të lënduar nga zjarri. Ngjarja vjen pas përplasjeve të përsëritura përpara Kryeministrisë, ku grupe protestuesish kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë drejt efektivëve të policisë. Forcat e rendit janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Më herët, policia kishte vendosur kordone nga të dyja anët e bulevardit dhe kishte avancuar gradualisht, duke i shtyrë protestuesit drejt Urës së Lanës. Një tjetër kordon ishte vendosur në hyrje të Pedonales, ndërsa gjatë ndërhyrjeve janë raportuar shoqërime të shumta.
Pavarësisht këtyre masave, grupe demonstruesish janë rigrupuar pranë Kryeministrisë, ku tensionet kanë vijuar dhe është regjistruar edhe incidenti me djegien e kioskës.
Gjatë ditës së tretë të protestave, demonstruesit kanë lëvizur në disa zona të Tiranës, përfshirë Rrugën e Elbasanit, zonën e stadiumit, Presidencën dhe Librin Universitar. Marshimi është shoqëruar me dëmtime të objekteve, bankave dhe bizneseve private.
Autoritetet nuk kanë publikuar ende një bilanc të plotë të dëmeve materiale dhe të personave të shoqëruar gjatë protestës.zjarr bulevard Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Kaos përpara Kryeministrisë, përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë 15 Tetor 2026, 17:5217:52Aktualitet Tirana kthehet në fushëbetejë, studentët sulmojnë institucionet; Rama sheh dorën e opozitës 15 Tetor 2026, 17:4717:47Aktualitet Policia "rrethon" protestuesit në bulevard, shoqërohen në komisariate shumë të rinj 15 Tetor 2026, 17:4017:40Aktualitet Protestuesit rigrupohen përpara Kryeministrisë, policia ndërhyn me ujë dhe gaz; shoqërohen disa persona 15 Tetor 2026, 17:2717:27Aktualitet Protestat në Tiranë, reagon Albana Koçiu: Asnjë betejë politike nuk vlen më shumë se jeta e fëmijëve tanë 15 Tetor 2026, 17:2117:21Aktualitet Protestat e ditëve të fundit, Begaj tjetër mesazh: Dhuna nuk është zgjidhje, jam i hapur për dialog 15 Tetor 2026, 17:1817:18Aktualitet

