Protesta para Ministrisë së Arsimit u shoqërua me tensione, teksa të rinjtë shkruan fjalën “Turp…” në muret e institucionit dhe hodhën tulla në drejtim të xhamave të godinës. Gjatë tubimit, studentët shkulën gjithashtu kangjellat e trotuarit.
Studentët kanë mbajtur këtë të martë protestën e thirrur përpara Ministrisë së Arsimit. Tensionet nuk kanë munguar, me protestuesit që menjëherë kanë nisur të gjuajnë me vezë dhe të ngjyrosin me sprej muret e godinës.
Por kjo nuk ishte gjithçka, menjëherë ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe duke thyer xhamat e dritareve. Më pas ata u futën brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “Digje, digje”… Live/ Hap pas hapi! Përplasje fizike mes policisë dhe të rinjve, protestuesit nuk tërhiqen, vijojnë tensionet pranë Ministrisë së Arsimit
Aktualitet Top Channel

