Katër ushtarë kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak të tipit S-70 në provincën e Malatyas, në Turqinë lindore, pasditen e kësaj të enjteje, më 12 nëntor. Ngjarja ndodhi në zonën Samanköy, në rrethin Yeşilyurt. Shkaqet e rrëzimit mbeten ende të paqarta. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje shpërtheu një zjarr, i cili u vu nën kontroll nga ekipet zjarrfikëse. JUST IN: A Turkish military S-70 helicopter has crashed in Yeşilyurt, Malatya, Turkey, for reasons not yet known, the Defense Ministry says.
— Scope Report (@ScopeReport_) November 12, 2026 Në zonë mbërritën me urgjencë ambulancat, zjarrfikësit, ekipet e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), si dhe forcat policore dhe ushtarake.
Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare konfirmoi viktimat përmes një deklarate zyrtare.
“Helikopteri ynë S-70 u rrëzua në Malatya për një arsye aktualisht të panjohur, duke rezultuar në vdekjen e katër kolegëve tanë në bord”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. 🔴SONDAKİKA Malatya Samanköy civarında düşen helikoptere ait ilk görüntüler.
— Bizmalatyalıyız (@bizmalatyaliyiz) November 12, 2026 © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: helikopter turqi

