Lajme Zone
VIDEO/ Tragjedi në Indonezi, anija përfshihet nga zjarri: 5 të vdekur e 41 të zhdukur! Momenti kur pasagjerët hidhen në det për të shpëtuar nga flakët
EkonomiBalkanWeb

VIDEO/ Tragjedi në Indonezi, anija përfshihet nga zjarri: 5 të vdekur e 41 të zhdukur! Momenti kur pasagjerët hidhen në det për të shpëtuar nga flakët

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një anije u përfshi nga flakët pranë ishullit Madura në Indonezi.

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një anije u përfshi nga flakët pranë ishullit Madura në Indonezi. Sipas Agjencisë Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Indonezisë, ekipet emergjente vijojnë operacionet në det për gjetjen dhe shpëtimin e personave të zhdukur, ndërsa rreth 250 pasagjerë ndodheshin në bord në momentin kur shpërtheu zjarri. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet e evakuimit, ku disa pasagjerë janë detyruar të hidhen në det për t’i shpëtuar flakëve që përfshinë një pjesë të madhe të anijes. EVAKUASI KM MUTIARA SENTOSA, PENUMPANG NEKAT LONCAT!

KM Mutiara Sentosa 2 rute Surabaya–Makassar terbakar di perairan utara Sumenep, Madura, Minggu (2/8/2026). Sekitar 250 person on board (POB) dievakuasi setelah api melahap hampir seluruh bagian kapal. pic.twitter.com/7u2keTEyUx

— Daeng Info (@Daeng_Info) August 2, 2026 Autoritetet indoneziane ende nuk kanë bërë të ditura shkaqet e zjarrit, numrin përfundimtar të personave që ndodheshin në bord, si dhe itinerarin e saktë të udhëtimit të varkës.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, ndërsa ekipet po kontrollojnë zonën detare pranë ishullit Madura për gjetjen e personave të tjerë të mundshëm. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Indonezi varka