Lajme Zone
Video/ Tentoi të hynte ilegalisht nga Maroku në Ceuta me parashutë, i riu bie në det dhe humb jetën tragjikisht
EkonomiTop Channel

Video/ Tentoi të hynte ilegalisht nga Maroku në Ceuta me parashutë, i riu bie në det dhe humb jetën tragjikisht

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën të premten në mëngjes në Ceuta, ndërsa tentonte të hynte në enklavën spanjolle duke fluturuar me parashutë nga territori i Marokut.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën të premten në mëngjes në Ceuta, ndërsa tentonte të hynte në enklavën spanjolle duke fluturuar me parashutë nga territori i Marokut. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 dhe sipas autoriteteve, emigranti ra në det dhe u gjet pa ndjenja. Ekipet e shpëtimit tentuan ta rikthenin në jetë, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme.

Kjo është viktima e parë e regjistruar mes emigrantëve që kanë tentuar të hyjnë në Ceuta përmes kësaj metode.

Sipas autoriteteve spanjolle, rreth 80 migrantë kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës. 🔵#Migranti Tentava di raggiungere l’exclave spagnola di #Ceuta dalle montagne del Marocco con un #parapendio, ma è precipitato in mare poco prima dell’atterraggio. È morto così un giovane di origini subsahariane, inutilmente soccorso dalla Guardia Civil. pic.twitter.com/lnawdsKmWv

— Rai Radio1 (@Radio1Rai) August 7, 2026 Dy migrantë të tjerë nga Afrika Sub-Sahariane humbën jetën në korrik, ndërsa tentonin të hynin në Ceuta në të njëjtën mënyrë.

Që nga tetori i vitit 2025, kur u regjistrua hyrja e parë e suksesshme me parashutë, janë shënuar edhe dy raste të tjera ku migrantët kanë arritur të hyjnë në enklavën spanjolle përmes kësaj metode. 🇪🇸 A sub-Saharan migrant has died while attempting to enter Ceuta from Morocco by paraglider.

The man reportedly crashed into the water near the Benzú border and was pulled out by Spain’s Guardia Civil, but could not be revived.

Follow: @europa pic.twitter.com/Vh3u8F87Qz

— Europa.com (@europa) August 7, 2026 Top Channel