Lajme Zone
Merr flakë një automjet në lagjen “Apollonia” në Fier, shkak i zjarrit dyshohet një defekt në impiantin e gazit
Të tjeraTop Channel

Merr flakë një automjet në lagjen “Apollonia” në Fier, shkak i zjarrit dyshohet një defekt në impiantin e gazit

Një automjet ka marrë flakë pak minuta më parë në lagjen “Apollonia” në Fier.

Një automjet ka marrë flakë pak minuta më parë në lagjen “Apollonia” në Fier. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e flakëve edhe te automjetet e tjera të parkuara pranë.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt në impiantin e gazit të automjetit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit. Top Channel