Protesta e 124-të kundër qeverisë është shoqëruar me tensione pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë. Qytetarët janë larguar nga zona dhe kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa situata është tensionuar në zonën e Pallateve Agimi, ku ka pasur përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë. Gjatë përplasjes, protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër forcave të rendit, duke brohoritur “Policia e krimit” dhe “Poshtë krimi”.
Pavarësisht tensioneve, marshimi ka vijuar në rrugët e Tiranës, i shoqëruar nga thirrje të tjera si “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”. Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë përsëritur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama mbetet, sipas tyre, e panegociueshme. Ata kanë kërkuar largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
