Lajme Zone
Video/ Tension, ofendime dhe një sherr personal, prapaskenat e kaosit mes trajnerit të Pafos dhe familjes Daja
SportTop Channel

Video/ Tension, ofendime dhe një sherr personal, prapaskenat e kaosit mes trajnerit të Pafos dhe familjes Daja

Goli i barazimit në sfidën mes Dinamos dhe skuadrës qipriote të Pafos nuk solli thjesht emocione në fushë, por shkaktoi një “tërmet” të vërtetë tensioni në vijën anësore.

Goli i barazimit në sfidën mes Dinamos dhe skuadrës qipriote të Pafos nuk solli thjesht emocione në fushë, por shkaktoi një “tërmet” të vërtetë tensioni në vijën anësore. Gjithçka nisi nga festimi i shfrenuar dhe tejet provokues i trajnerit të Pafos, ish-yllit portugez Rikardo Sa Pinto. Nga pankina e Dinamos, tekniku Ilir Daja ndërhyri duke i bërë shenjë që të ruante qetësinë dhe të tregonte respekt, por ky moment shërbeu si shkëndija që i vuri flakën situatës.

Fjalët e Dajës e tërbuan plotësisht portugezin gjaknxehtë. Sa Pinto humbi toruan dhe u vërsul me agresivitet drejt pankinës blu. U desh ndërhyrja fizike e vetë stafit të tij për ta mbajtur dhe për të shmangur një përplasje fizike, por kaosi ishte tashmë i pandalshëm. Kulmi i tensionit shpërtheu në sekondat e fundit të kësaj rrëmuje, kur portugezi e ktheu gjithë mllefin e tij drejt zv.trajnerit të Dinamos, Glen Daja. Debati degradoi në replika të ashpra dhe gjeste ofenduese mes teknikut të Pafos dhe numrit dy të pankinës dinamovite. Fakti që Gleni është pikërisht djali i Ilir Dajës i dha kësaj përplasjeje një nuancë edhe më personale, duke elektrizuar totalisht atmosferën mes dy stafeve deri në qetësimin e detyruar të gjakrave.

Kliko këtu për të parë videon e sherrit Top Channel