Protesta e studentëve është zhvendosur nga zona e Ministrisë së Arsimit drejt Bashkisë së Tiranës, ku situata është përshkallëzuar dhe janë regjistruar të tjera incidenre. Pamjet nga vendngjarja tregojnë protestuesit duke thyer derën e hekurt të godinës dhe kanë hyrë në ambientet e Bashkisë, ku kanë hedhur edhe flakadanë. Siç shihet edhe nga pamjet, brenda bashkisë është ndezur zjarr dhe janë regjistruar thyerje të objekteve. Në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, përfshirë efektivë të forcave “Shqiponja” dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ndërkohë, raportohet edhe për shoqërimin e disa personave nga policia pas hyrjes së protestuesve në godinën e Bashkisë, ndersa tensionet vijojnë në kryeqytet, pas disa orësh proteste dhe përplasjesh me forcat e rendit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

