Lajme Zone
Auditoret dhe shkollat bosh/ Studentët dhe nxënësit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
PolitikëCNA

Auditoret dhe shkollat bosh/ Studentët dhe nxënësit marshojnë në rrugët e kryeqytetit

Studentët dhe gjimnazet në Tiranë kanë braktisur mësimin, ...

Studentët dhe gjimnazet në Tiranë kanë braktisur mësimin, ndërsa shkollat dhe auditoret janë tashmë bosh. Dhjetëra mijëra studentë dhe gjimnazistë kanë marshuar nga shkollat dhe universitetet e tyre, ndërsa pritet të arrijnë te Ministria e Arsimit.

Bojkotit të studentëve të Tiranës raportohet se i janë bashkuar dhe ato të rretheve. Vendimi i gjimnazistëve dhe studentëve vjen pas protestës studentore të zhvilluar një ditë më parë, e cila zgjati disa orë.

Protesta u shoqërua me përplasje, trazira dhe kaos në kryeqytet. Studentët i vunë flakën koshave të mbeturinave dhe tabelave të reklamave të vendosura në rrugë. Nga protesta kishte, protestues, efektivë dhe gazetarë të lënduar. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.