Foto Pamfleti / Me Ligjin Nr. 79/2026, votuar në dakordësi PS-PD, procedurat e likuidimit i kalojnë ministres Delina Ibrahimaj; 20 shoqëri shtetërore, nga 'Almod-Durrës' e 'Alb-Krom' te 10% e 'Air Albania' e 3% e 'ONE Albania', gati për t'u shitur me çmime minimale. Dyshohet se skema synon të zhdukë provat e aferës së armëve duke likuiduar edhe 'Timak Defence' të Ron Yeffet. Pas grabitjes së tokave në bregdet me ligjin "Investitorët strategjikë", pas pyjeve me ligjin "Paketa e Maleve" dhe reparteve ushtarake e objekteve shtetërore me kontrata "1 Euro", kryeministri Edi Rama i është vërsulur shoqërive në pronësi të shtetit e me aksione shtet-privat.
Më 7 tetor 2026, qeveria miratoi shoqërinë "Operatori i Shoqërive Shtetërore", me objekt mbylljen e shoqërive me kapital shtetëror që janë në likuidim e ato që do të futen në listë likuidimi.
Skenarit për krijimin e operatorit shtetëror, Edi Rama i parapriu me miratimin e Ligjit Nr. 79/2026, të votuar në dakordësi mes PS-së e PD-së, në seancën para ikjes me pushime.
Ky ligj është servirur si masë në interes të buxhetit të shtetit, por është skemë për të pastruar llogaritë dhe pasuritë e shoqërive shtetërore, duke zhdukur letrat e atyre që janë në proces likuidimi dhe për të futur në likuidim shoqëritë e tjera, duke i shitur me çmime minimale.
Për të groposur këto pasuri, kryeministri Edi Rama, në bashkëpunim me Sali Berishën, sajuan e votuan Ligjin Nr. 79/2026, me të cilin i hoqën shoqërive shtetërore dhe gjykatave kompetencat e procedurave të likuidimit e ia kaluan Ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Disa shoqëri në likuidim dhe ato që do të futen në listën e grabitjes nëpërmjet likuidimit:
· "Almod-Durrës", aktivitet prodhim këpucësh; ku 81.83% aksione i ka shteti, ndërsa 18.17% i ka kompania italiane "Simod S.P.A".
· "Agjensia Detare Taulantia", me 100% aksione në pronësi të shtetit.
· "N.P.V-Konfeksione Nr. 4-Durrës", ku 100% aksione i ka shteti.
· "Industrial-Impex", ku 51% aksione i ka Koço Kokëdhima, ndërsa 49% aksione i ka shteti.
· "Boja Tirana", ku 90.92% i ka Koço Kokëdhima, ndërsa 9.08% i ka shteti.
· "Art Eksport Import", ku 51% aksione i ka Koço Kokëdhima, ndërsa 49% aksione i ka shteti.
· "Euro Gren", ku 26% aksione i ka shteti, 23.68% Edmond Mersini dhe nga 23.66% i kanë Hasan Hafizi e Mirela Mula.
· "Boja-Tirana", ku 90.81% i ka Agron Haxhiymeri, ndërsa 7.35% i ka shteti.
· "Tregtimi i Librit Artistik e Shkencor", ku 100% aksione i ka shteti.
· "Shpërndarja e Librit Shkollor", ku 100% aksione i ka shteti.
· "Trans-Albania", ku 51% i ka kompania gjermane "Kühne&Nagel Intermodal GmbH", ndërsa 49% aksione i ka shteti.
· "Prodhim Mobilje", ku 100% aksione i ka shteti.
· "Alb-Krom", ku 100% aksione i ka shteti.
· "Albanian Gas Service Company", ku 75% aksione i ka shteti, ndërsa 25% aksione i ka kompania italiane "Snam S.P.A".
· "Agrokredit", ku 100% aksione i ka shteti.
· "Alb Control Porti-Durrës", ku 96.96% aksione i ka shteti, ndërsa 3.04% aksione i ka privati.
· "Qendra e Regjistrimit të Aksioneve", ku 84.94% i ka shteti, ndërsa 15.06% i ka privati.
Në listë likuidimi do të jenë edhe 10% aksione shtetërore në "Air Albania" të Sinan Idrizit e turqve, si dhe 3% aksione që shteti ka në "ONE Albania" të mafiozit hungarez Gellért Zoltán Jászai.
Por nuk do të jetë çudi që Edi Rama, me qëllim zhdukjen e provave të aferës së armëve, tani pasi SPAK ka filluar hetimin, të sajojë falimentimin dhe likuidimin e shoqërisë "Timak Defence", ku izraeliti Ron Yeffet ka 80% aksione, ndërsa shteti ka 20% aksione./Pamfletiedi rama shoqëritë në likuidim operatori Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia OJF-të e propagandës, edhe 9 miliardë lekë shtesë; 160 miliardë nga taksat në 13 vjet për tellallët e Edi Ramës 13 Tetor 2026, 13:2913:29Anti-Mafia Follow the Money/ Idlir Lopçi i “Peninsula”, nga dosja italiane e call center-ave te pazaret me Artur Shehun në Zvërnec 12 Tetor 2026, 17:0717:07Anti-Mafia Natën hajdut nafte, ditën ekspert global; kush është Artur Mamadhaj që mashtron në emër të Ambasadës Amerikane dhe një mesazh për 'Shrekun e gjobave' 12 Tetor 2026, 13:0613:06Anti-Mafia Kthetrat e Gërdecit/ Sali Berisha i jep Fatmir Mediut mandat deputeti; ndërsa Edi Rama i jep leje ndërtimi 10 Tetor 2026, 19:3219:32Anti-Mafia Skandali/ Katër agjencitë e Ushtrisë që i hapën portat e industrisë së armëve Ron Yeffet me raporte të rreme 10 Tetor 2026, 11:2911:29Anti-Mafia Mirela Kumbaro i dorëzon Artan Hoxhës çelësat e auditit: A po merr rektori nën kontroll dosjet që duhet ta hetojnë? 9 Tetor 2026, 17:0017:00Anti-Mafia

