Vazhdon revolta e qytetarëve dhe studentëve në Tiranë kundër qeverisë. Një nga protestuesit u ka bërë thirrje të gjithë atyre që e shikojnë protestën nga televizioni, të shkojnë në protestë. Ai tha se nëse 6 mijë persona që shikojnë News24 live në YouTube, atëherë ndryshimi do të jetë i madh në terren. Protestuesi: Ju bëj thirrje të gjithëve që të lënë celularët dhe laptopët dhe të vijnë në protestë. Shqipëria ka nevojë për ju. Ju bëj thirrje qytetarëve që të mos rrinë përpara TV-së që jepet tek News24. Jeni mbi 6 mijë vetë që jeni live tek YouTube te News24. Nëse 6 mijë persona vijnë këtu, ndryshimi për Shqipërinë do jetë i madh.
Qytetarët të vijnë në shesh dhe të protestojnë për të drejtat e tyre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ministria e Arsimit protesta
