Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO- E paprecedentë! Vala e protestave përfshin Tiranën, FNSH i ishte vendosur ‘dryni’. Si ishin mbyllur brenda studentët e Shkencave të Natyrës


Protestat studentore kanë përfshirë Tiranën, ndërsa marshimi i studentëve të Mjekësisë ka vijuar në disa pika të kryeqytetit, me thirrje për t’iu bashkuar tubimit. Gjatë marshimit, studentët e Mjekësisë janë ndalur edhe te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku u kanë bërë thirrje studentëve të tjerë që t’u bashkohen protestës.

Protestat studentore kanë përfshirë Tiranën, ndërsa marshimi i studentëve të Mjekësisë ka vijuar në disa pika të kryeqytetit, me thirrje për t’iu bashkuar tubimit.

Gjatë marshimit, studentët e Mjekësisë janë ndalur edhe te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku u kanë bërë thirrje studentëve të tjerë që t’u bashkohen protestës. Ndërkohë, studentët e Shkencave të Natyrës raportohet se kanë qëndruar të mbyllur brenda ambienteve të fakultetit, pasi dera e institucionit ishte e mbyllur dhe ruhej nga punonjës të sigurisë. Disa të rinj tentuan që të hapnin me forcë dyert, duke i shkallmuar, ndërsa më vonë erdhi kundërpërgjigja nga brenda fakultetit, ku studentët arritën që të dilnin nga godina, ku thuhet se u mbajtën të mbyllur, për të mos u lejuar që të merrnin pjesë në protestë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta