Lajme Zone
KulturëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Shpërthimi me tritol në automjetin e avokatit në Tiranë, pamje nga vendngjarja

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Tiranë, ku objektiv ka qenë një automjet tip “Mercedes-Benz GLE”, në pronësi të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës “Myslym Shyri”, ku dyshohet se në automjet është vendosur një sasi lënde plasëse, e cila ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit.

Pas shpërthimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. ABC News ka siguruar pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi, ndërsa pritet që hetimet të hedhin dritë mbi autorët dhe motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Idajet BeqirishpërthimTiranë