Lajme Zone
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta dhe benzina
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve.

Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve.

Në njoftimin zyrtar theksohet se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.

Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.

Po ashtu nënvizohet se çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet benzinabordi i transparencesnafta