Lajme Zone
Tirana dhe çmimet e kripura: 270 lekë për një lëng të ambalazhuar te Piramida
EkonomiJOQ Albania

Tirana dhe çmimet e kripura: 270 lekë për një lëng të ambalazhuar te Piramida

Një qytetare ka denoncuar çmimet në lokalet e kryeqytetit, duke ngritur shqetësimin për koston e produkteve të zakonshme të ambalazhuara.

Një qytetare ka denoncuar çmimet në lokalet e kryeqytetit, duke ngritur shqetësimin për koston e produkteve të zakonshme të ambalazhuara.

Ajo ka treguar se ditën e sotme ka blerë një lëng Amita me mollë jeshile, 330 ml, në ambientet e Mon Cheri Café, pranë Piramidës në Tiranë, për 270 lekë. Ndërsa një shishe ujë i ka kushtuar 120 lekë.

Qytetarja e konsideron çmimin e lëngut tepër të lartë, duke theksuar se bëhet fjalë për një produkt të zakonshëm të ambalazhuar dhe jo për një lëng të përgatitur në vend.

Denoncimi i qytetares rikthen vëmendjen te çmimet që aplikohen në lokalet e kryeqytetit, ku edhe blerja e produkteve të zakonshme mund të rëndojë xhepin e konsumatorëve. Ajo kërkon që raste të tilla të bëhen publike, në mënyrë që qytetarët të jenë më të informuar për çmimet që u ofrohen në ambientet e shërbimit.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje! Cmime skanadaloze gati 3€ nje amita e vogel ne qender te tiranes Përshëndetje! Sot, më datë 13.10.2026, isha te Mon Cheri Café, pranë Piramidës në Tiranë, dhe bleva një Amita mollë e jeshile, 330 ml, për 270 lekë dhe ujë 120 lekë. Më duket një çmim tepër i lartë për një lëng të vogël të ambalazhuar, aq më tepër kur bëhet fjalë për një produkt të zakonshëm dhe jo për një lëng të përgatitur në vend. Po jua dërgoj foton e produktit dhe faturën si dëshmi.

Mendoj se raste të tilla ia vlen të bëhen publike, që qytetarët të informohen për çmimet që paguajnë në lokalet e Tiranës. Faleminderit!