Lajme Zone
VIDEO/ Shpërthim masiv në fabrikën e bojërave në Brazil. Të paktën 9 të plagosur, mes tyre edhe zjarrfikës
BotëBalkanWeb

VIDEO/ Shpërthim masiv në fabrikën e bojërave në Brazil. Të paktën 9 të plagosur, mes tyre edhe zjarrfikës

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë riciklimi bojërash në São Paulo të Brazilit ka shkaktuar të paktën 9 të plagosur, mes tyre edhe disa zjarrfikës.

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë riciklimi bojërash në São Paulo të Brazilit ka shkaktuar të paktën 9 të plagosur, mes tyre edhe disa zjarrfikës. Shpërthimi u pasua nga të paktën 20 shpërthime të tjera zinxhir, për shkak të pranisë së sasive të mëdha të materialeve të ndezshme, përfshirë tretës për bojëra dhe llaqe. A huge explosion has destroyed a factory in Salto, Brazil.

— World Source News (@Worldsource24) November 13, 2026 Sipas informacioneve paraprake, brenda fabrikës ndodheshin rreth 100 mijë litra tretës shumë të ndezshëm. Objekti u përfshi plotësisht nga flakët, ndërsa re të dendura tymi të zi u ngritën në qiell dhe u panë nga më shumë se 20 kilometra larg. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Dyshimet paraprake janë se zjarri mund të ketë nisur gjatë shkarkimit të tretësve të ndezshëm nga një autobot në ambientet e fabrikës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Brazil zjarr