Publikohen pamjet e konflikt të dhunshëm mes disa të rinjve në Sarandë, ku tre persona mbetën të plagosur. Ngjarja ka nisur në një berberhane, pas një debati mes disa personave, i cili më pas ka degjeneruar në përplasje fizike dhe përdorimin e mjeteve prerëse.
Pas përplasjes në berberhane, konflikti është zhvendosur në një lokal pranë saj, ku situata ka vijuar të jetë e tensionuar.
Të plagosur kanë mbetur vëllezërit Elidon dhe Mario Shukulli, si edhe Andi Saliaj. Të tre janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës. Për shkak të gjendjes së tij, Elidon Shukulli është dërguar më pas drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në lidhje me ngjarjen, janë arrestuar Kamelo Aliajn, Andi Saliajn dhe Eduard Bajramin, të dyshuar për përfshirje në konflikt. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se përplasja ka nisur për motive të dobëta. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
