Lajme Zone
Baste sportive pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 2 të tjerë
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Baste sportive pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 2 të tjerë

Tiranë- Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “WEB page”, në kuadër të masave për parandalimin e veprimtarive kriminale në afërsi të institucioneve arsimore.

Tiranë- Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “WEB page”, në kuadër të masave për parandalimin e veprimtarive kriminale në afërsi të institucioneve arsimore.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në territorin përreth shkollave, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë zbuluar dy lokale ku organizoheshin dhe viheshin ilegalisht baste sportive, në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit 24 vjeç, dhe 48 vjeç, ndërsa nisi procedimi penal për 54 vjeç, dhe një 17-vjeçar. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas Policisë, në njërin prej lokaleve, i administruar nga 48-vjeçari u kap në flagrancë një shtetas duke vënë baste sportive përmes celularit. Në të njëjtin subjekt ndodhej edhe 54-vjeçari i cili dyshohet se ishte i përfshirë në këtë veprimtari.

Në lokalin tjetër, efektivët konstatuan një 17-vjeçar, i punësuar në subjekt, i cili kryente veprimtarinë e vënies së basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi 5 celularë me faqe aktive për vendosjen e basteve sportive.

Operacioni u zhvillua në kuadër të planit të posaçëm të masave për garantimin e sigurisë së nxënësve, të prezantuar me fillimin e vitit të ri shkollor. Policia bën me dije se monitorimi dhe kontrollet në zonat pranë institucioneve arsimore do të vijojnë.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet policiaTiranë