Ervin Demo merr postin e ri para Presidentit Begaj. Me dorën mbi Kushtetutë, Demo është betuar si ministri i Brendshëm.
Kuvendi miratoi më herët emërimin e Demos me 83 vota pro, ndërsa Presidenti Bajram Begaj kishte dekretuar emërimin e tij pas shkarkimit të Besfort Lamallarit.
Demo vjen në krye të Ministrisë së Brendshme pasi më herët mbante detyrën e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ndërkohë, Besfort Lamallari do të vijojë angazhimin pranë Kryeministrisë. Rama deklaroi se Lamallari do të bëhet pjesë e ekipit të tij në Kryeministri.
Lamallari kishte marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme në mars të vitit 2026, pas një periudhe si ministër i Drejtësisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Ervin Demo
