Sot, në ditën e 78-ë të protestës së zhvilluar në Tiranë kundër qeverisë, ka pasur përplasje të forta mes disa personave në sheshin para Kryeministrisë. Nga pamjet e siguruara nga Gazeta Tema, duken 2 grupe protestuesisht, mes të cilëve edhe figura të njohura, duke u konfliktuar me njëri-tjetrin. Në sherr përfshihen edhe persona të tjerë që përpiqen të qetësojnë situatën. “Qetësohu mo se jena me fëmijë aty o shok”, dëgjohet të thotë një prej protestuesve. LEXO EDHE:Ylli Manjani: Revolucioni shqiptar kërkon pronarin! “Ore na ka rënë neve or shok”, dëgjohet të thotë një tjetër protestues. Tensionet vijnë në një moment kur numri i protestuesve ka pësuar rënie të ndjeshme dhe kur ende nuk është identifikuar qartë një trupë drejtuese (pasi ka grupime të ndryshme që pretendojnë se udhëheqin turmën). Kujtojmë se gjatë ditës së sotme janë raportuar edhe debate të forta në rrjetet sociale mes ‘drejtuesve’ të tubimeve që po zhvillohen në Tiranë. Mesa duket, tensionet po transferohen nga rrjetet sociale drejt sheshit. Share R.Xh/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise proteste Tirane kryeministria qeveria sherr perplasje flamingo Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.7 / 5 (16 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Poni: 17/08/2026 08:23 Zihen. minjte, kesmeti. i. macokut Përgjigju Soni: 17/08/2026 04:36 Rrace qensh Përgjigju Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.4% Shoqëria 25.2% Social media 16.4% Vota total: 1863 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
