Lajme Zone
Eduard Zaloshnja: Kur pacienti nuk i pëlqen rezultatet e radiografisë
PolitikëReport TV

Eduard Zaloshnja: Kur pacienti nuk i pëlqen rezultatet e radiografisë

Zakonisht në gusht, u kthehem sondazheve që kam kryer gjatë sezonit paraardhës, për të bërë një përmbledhje statistikore të tyre. Edhe këtë gusht e bëra një përmbledhje të tillë.

Gjatë gushtit nuk zhvilloj sondazhe politike, sepse nuk ka kërkesa për to. Por zakonisht në gusht, u kthehem sondazheve që kam kryer gjatë sezonit paraardhës, për të bërë një përmbledhje statistikore të tyre. Edhe këtë gusht e bëra një përmbledhje të tillë. Duke i analizuar të gjitha sondazhet e 12 muajve të fundit, më rezultoi se me afërsi, rreth 800 mijë zgjedhës (nga 1.9 milionë brenda Shqipërisë) nuk do të votonin fare sot, nëse zhvillohen zgjedhje parlamentare. Rreth 700 mijë do të votonin për PS-në, rreth 300 mijë për PD-ASHM-në, dhe rreth 100 mijë për partitë e tjera ekzistuese (shihni grafikun e mëposhtëm). LEXO edhe...Eduard Zaloshnja: 35 miliardë euro në 35 vjet, kostoja e korrupsionit dhe paaftësisë shtetërore Kur i kam diskutuar këto shifra me të njohur që votojnë rregullisht për PS-në, janë çuditur që PS-ja nuk i ka sot 800 mijë votat e zakonshme të saj. Kur i kam diskutuar me të njohur që votojnë rregullisht për PD-në, janë çuditur pse PD-ASHM-ja ka rënë kaq poshtë. Kur i kam diskutuar me të njohur që votuan vjet për partitë e tjera, janë çuditur që ato nuk janë rritur. Dhe kur i kam diskutuar me të njohur që nuk votuan fare vjet, janë çuditur që qenkan kaq shumë zgjedhës të gatshëm për të votuar ende partitë ekzistuese… Në të gjitha rastet e mësipërme, përgjigjia ime ishte se mjeku radiolog thjesht bën radiografinë, dhe zakonisht pacientët nuk i pëlqejnë rezultatet e saj. Xh.K/ReportTv.al Eduard Zaloshnja Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.5% Shoqëria 25.3% Social media 16.2% Vota total: 1909 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?