Foto ilustruese “Të telefonon Edi”/ Kulla, resorte dhe pushtet: Kush vendos për Shqipërinë e së ardhmes? Në historinë e arkitekturës moderne, Shqipëria zë një vend të veçantë. Historia e saj ngjan disi me atë të Hirushes: një diktaturë komuniste që, pas rënies së saj në vitin 1991, ishte shumë pranë rrëshqitjes në luftë civile. Kur situata nisi të qetësohej, njerëzit filluan ta zbulonin Shqipërinë, fqinjen po aq të bukur dhe ende “të pazbuluar” të Kroacisë, dhe bashkë me turistët nisën të vërshonin edhe investimet, ndërsa rritja e PBB-së qëndroi rreth katër për qind si në vitin 2024, ashtu edhe në 2025. Zhvillimet e reja kanë transformuar kryeqytetin, Tiranën, si dhe destinacionet kryesore bregdetare, përfshirë Durrësin, Vlorën dhe Sarandën.
Një pjesë e rëndësishme e këtij transformimi ka qenë angazhimi i një liste mbresëlënëse studiosh të njohura arkitekturore, të cilat po i japin një formë të re vendit përmes një vale ndërtesash moderne dhe shpesh shumë të veçanta. Kur "Wallpaper*" bisedoi me Diogo Brito, bashkëthemeluesin e OODA-s, studios arkitekturore që qëndron pas Bond Tower në Tiranë, një çift kullash me forma të thyera, dhe Hora Vertikale, një projekt i përbërë nga volume kubike intriguese të vendosura në nivele të ndryshme, për artikullin tonë të vitit të kaluar mbi transformimin arkitekturor të vendit, ai vërejti se “po bëhet gjithnjë e më e rrallë të gjesh një arkitekt me ndikim që nuk është i përfshirë në Shqipëri”.
Ky vërshim i jashtëzakonshëm dokumentohet në librin e ri të Anneke Abhelakh, "The Albanian Files: Freedom and Architecture", botuar nga Lars Müller Publishers. Vëllimi prej 800 faqesh dokumenton praninë e studiove ndërkombëtare të arkitekturës në Shqipëri që nga fillimi i viteve 2000. Në të prezantohen 60 studio, secila me “dosjen” e vet, ku ndërthuren të dhënat e projekteve dhe materialet vizuale me reflektime në vetën e parë të arkitektëve mbi përvojën e tyre të punës në Shqipëri.
Brenda “The Albanian Files”
Dosja e Stefano Boeri Architetti paraqet në detaje rolin e studios në formësimin e kryeqytetit përmes masterplanit Tirana 2030, një strategji zhvillimi të gjelbër që përfshin të gjithë qytetin, si dhe përmes Tirana Vertical Forest, një kullë banimi e mbuluar me bimësi, dhe Blloku Cube, një ndërtesë kubike me funksione të përziera.
MVRDV flet për Downtown One, një qiellgërvishtës fasada “e pikselizuar” e të cilit është konceptuar për t’i ngjarë një harte të Shqipërisë, si dhe për transformimin e Piramidës së Tiranës, një ish-monument i periudhës komuniste, në një qendër kulturore dhe teknologjike.
Bofill Taller de Arquitectura, mes projekteve të tjera, prezanton Red Sol Resort, një kompleks me ngjyrë të kuqe të fortë dhe pamje të spikatur në Rivierën Shqiptare.
Luca Dini Design & Architecture paraqet portofolin e saj të projekteve luksoze rezidenciale dhe të mikpritjes, mes tyre Colosseum 339, i frymëzuar nga arkitektura mesjetare, ndërsa dosja e NOA-s përfshin Puzzle Tirana, një kullë që riinterpreton shtëpitë tradicionale shqiptare me çati të pjerrëta. Piramida e Tiranës Libri trajton gjithashtu një seri projektesh kulturore dhe publike. Bjarke Ingels Group (BIG) flet për projektin e tij për Teatrin e ri Kombëtar të Shqipërisë në Tiranë, ndërsa Kengo Kuma & Associates paraqet në detaje Qendrën e Vizitorëve të Parkut Kombëtar të Butrintit, porta hyrëse drejt sitit arkeologjik shqiptar të përfshirë në listën e UNESCO-s.
Në pjesë të tjera, libri prezanton projekte nga Herzog & de Meuron, Lina Ghotmeh Architecture dhe OMA, mes shumë e shumë emrave të tjerë.
Pas fasadës
Megjithatë, fytyra e re dhe vezulluese e Shqipërisë tregon vetëm gjysmën e historisë. Protestat e fundit, të transmetuara edhe nga mediat ndërkombëtare, fillimisht u përqendruan te projektet e propozuara të turizmit luksoz përgjatë bregdetit jugor, përfshirë atë në ishullin e Sazanit, të lidhur me dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner. Që atëherë, protestat janë zgjeruar në një pakënaqësi më të gjerë ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe ndaj asaj që kritikët e konsiderojnë si favorizim nga ana e saj të investitorëve të pasur për të fituar akses në toka të çmuara shqiptare.
Në këtë sfond, "The Albanian Files" është shndërruar papritur në një pikë të fortë përplasjesh. I konceptuar si një kronikë e transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri ka ngritur në vend të kësaj pikëpyetje mbi mënyrën se si është orkestruar ky transformim. Tirana Times e ka paraqitur atë si një dokument politik domethënës, duke argumentuar se kontribuuesit e librit nxjerrin pa dashje në pah një model zhvillimi të mbështetur më pak te procedurat konkurruese dhe konsultimi publik dhe më shumë te kontakti i drejtpërdrejtë me kryeministrin. Kundërshtarët argumentojnë se përfshirja e arkitektëve me famë ndërkombëtare i jep bumit të ndërtimeve legjitimitet në aspektin e reputacionit, ndërkohë që lë në hije pyetje më të thella se kush përfiton në fund prej tij. Sheshi "Skënderbej" Duhet theksuar se protestat kanë edhe një dimension partiak. Udhëheqësi i opozitës, Sali Berisha, e ka shfrytëzuar zemërimin publik duke akuzuar qeverinë e Ramës për korrupsion, por edhe Berisha, kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve të trazuara 1990, ka një histori politike të debatueshme. Lëvizja më e re, veçanërisht mes të rinjve dhe ambientalistëve, kuptohet më mirë si një lëvizje përgjithësisht kundër establishmentit, që sfidon sistemin e rrënjosur dypartiak të Shqipërisë, dhe jo thjesht si një kundërshtim ndaj Ramës.
Në "The Albanian Files", disa arkitektë tregojnë se janë kontaktuar personalisht nga kryeministri. Chris Precht, i Studio Precht, thotë se kontakti i parë erdhi përmes një mesazhi në Instagram, ku pyetej “nëse [ai] do të ishte i interesuar të punonte në Shqipëri”.
Alejandro Aravena, i Elemental, kujton se Rama e kontaktoi me telefon, “duke e pyetur nëse [Aravena] mund të vinte në Tiranë për të diskutuar mundësinë e një projekti”, ndërsa Sam Chermayeff Office tregon për një telefonatë natën vonë, gjatë së cilës iu tha se “‘Edi’ do ta telefononte”, dhe më pas “firmës [së tij] iu kërkua të realizonte dy projekte në Tiranë”.
Në një pjesë tjetër, një letër e hapur drejtuar Ramës nga Reinier de Graaf i OMA-s shprehet në mënyrë satirike se “...profesioni ynë do të përfitonte jashtëzakonisht shumë nëse në vend nuk do të zhvilloheshin më kurrë zgjedhje dhe nëse ju... thjesht do të vazhdonit si president i përjetshëm – ndoshta edhe Mbret”.
Kryeministri, i cili ka shkruar parathënien e librit, e ka mbrojtur këtë pasazh duke e cilësuar si ironi të qartë. Por në një vend të shenjuar nga kujtimet e diktaturës, kjo shaka ka rezultuar e debatueshme.
Shkrimtari dhe aktivisti Fatos Lubonja ka ndihmuar në organizimin e një grupi prej rreth 600 personash që po shqyrtojnë librin, ndërsa avokatët, sipas raportimeve, po përgatisin një kallëzim për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Veçmas, qytetarët që protestojnë kundër një investimi të planifikuar në zonën e Zvërnecit ia kanë dorëzuar gjithashtu librin SPAK-ut.
Transformimi i Shqipërisë është njëkohësisht i jashtëzakonshëm dhe kompleks. Mbërritja e disa prej studiove më të njohura të arkitekturës në botë i ka dhënë vendit një identitet të ri, ndërsa përmasat dhe shpejtësia e zhvillimit kanë ngritur pikëpyetje më të gjera mbi planifikimin dhe pushtetin.
Kronika e Abhelakh është një dëshmi e vlefshme e një vendi që po përjeton një ndryshim të thellë fizik, por ajo zbulon gjithashtu se historia arkitekturore e Shqipërisë ka të bëjë me shumë më tepër sesa ndërtesat mbresëlënëse: ka të bëjë me atë se kush e merr vendimin se si do të duket e ardhmja e Shqipërisë. /Përshtati "Pamfleti" nga "Wallpaper*"rama ndertimi albanian files drtowyxknsroaqfuqpcexa 768 80 z92sfch9phawzxmwnk8muv 768 80jpg 0 2025 07 28t134119274 2 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Zgjerimi i BE si armë gjeopolitike: Ukraina përpara, Ballkani në pritje 16 Gusht 2026, 08:3608:36Politike Besa e Diasporës! 15 Gusht 2026, 22:2422:24Politike Akuza për tenderët e AKSHI-t, Berisha: Balozi i zi është Armand Frangu dhe kunata e tij 15 Gusht 2026, 12:4512:45Politike Berisha: Vendi digjet nga zjarret, Rama dhe ministrat luajnë kumar 15 Gusht 2026, 12:2712:27Politike Arsyet përse osmanllinjtë shqiptarë po zbresin në politikë?! 15 Gusht 2026, 10:0510:05Politike Mbledhja në Kuç, kryebashkiaku i Divjakës rrëfen ç'ndodhi në takimin me Ramën: I ndërprenë fjalën 15 Gusht 2026, 09:4109:41Politike

