Një futbollist tajlandez humbi jetën të martën dhe 12 lojtarë të tjerë mbetën të plagosur pasi një rrufe goditi fushën gjatë një ndeshjeje, në një moment tronditës të filmuar nga kamerat. Sofwan Awae, 24 vjeç, pësoi plagë kritike pasi rrufeja goditi fushën e stadiumit 'Santiphap' në Sungai Golok, në jug të Tajlandës, të martën, njoftoi policia. Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të emergjencës për t'i shpëtuar jetën, ai ndërroi jetë, konfirmoi shefi i policisë, Thun Sirikhunt. Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale tregojnë momentin kur rrufeja godet pranë disa lojtarëve në fushë, e pasuar nga një shpërthim i fortë. Shokët e skuadrës së Awae, të veshur me fanella bardhezi me vija, vrapuan menjëherë drejt tij, e kthyen në shpinë dhe nisën t'i jepnin ndihmën e parë duke tentuar ta mbanin në jetë. LEXO EDHE:Zjarr në një restorant në Bangkok, 27 persona humbin jetën nga flakët! Viktimat u bllokuan në tualet Policia bëri të ditur se 12 lojtarë, mes tyre edhe një shtetas malajzian, mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital. Ndeshja zhvillohej në kuadër të Golok FA Cup, një turne lokal ku marrin pjesë skuadra amatore nga Tajlanda dhe Malajzia. Përballja ishte mes Samcolts dhe Abu x Nong Sirin. Awae, i cili luante si sulmues krahu, përfaqësonte ekipin Samcolts dhe së fundmi kishte firmosur me klubin tajlandez të kategorisë së tretë, Yala FC. Klubi Yala FC shprehu ngushëllimet për familjen e tij: "I shprehim ngushëllimet tona familjes së lojtarit tonë të ri të FC Yala, Sofwan Awae." Goditjet fatale nga rrufeja nuk janë të rralla në Tajlandë. Sipas Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve, të paktën 283 persona janë goditur nga rrufeja në vend gjatë periudhës 2020-2024 dhe shumë prej tyre kanë humbur jetën në vendngjarje. Në maj të këtij viti, një student inxhinierie dhe tezja e tij humbën jetën pasi një rrufe goditi kasollen ku ishin strehuar në provincën Lampang. Më herët, po në maj, një grua shtatzënë 30-vjeçare humbi jetën në provincën Uthai Thani, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj u strehuan nën një pemë gjatë kthimit nga peshkimi dhe u goditën nga rrufeja. Ky incident ndodhi në të njëjtën ditë kur goditjet e rrufesë në shtetin Jharkhand, në lindje të Indisë, shkaktuan vdekjen e të paktën 14 personave, shumica punëtorë bujqësie që ndodheshin duke punuar në fusha të hapura. Video tersebut merupakan satu kejadian pemain dipanah petir ketika aksi Piala FA Golok antara Abu Sirin Bukit Ta menentang Sam Colt. pic.twitter.com/UCEQaen2x9 — 433Malaysia (@433Malaysia) August 4, 2026 S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Samcolts Sofwan Awae Tajlande Komente Komento Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.1% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 6230 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
