Lajme Zone
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Durrës, disa rrugë nën ujë


Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë Durrësin që në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar prezencë uji në disa rrugë të qytetit dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë Durrësin që në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar prezencë uji në disa rrugë të qytetit dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Problematikat janë evidentuar në lagjen nr. 1, në zonën e Vollgës, si dhe në Shkozet dhe lagjen nr. 18. Pamjet e filmuara në zonën e Vollgës tregojnë praninë e ujit në rrugë, ndërsa reshjet vijojnë të mbajnë në vëmendje situatën në qytetin bregdetar.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, reshjet intensive në qarkun e Durrësit pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme. Autoritetet paralajmërojnë se ato mund të shkaktojnë vërshime uji në zonat urbane dhe përmbytje lokale. Vijimi i reshjeve ngre shqetësime për përkeqësimin e situatës, veçanërisht në zonat ku është raportuar grumbullim uji. Ndërkohë, qarkullimi në akset problematike kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Durrësshi