Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria janë arrestuar në Itali dhe SHBA.
Në Itali u vu në pranga Aldo (Aleksandër) Baho, i njohur si krahu i djathtë i Endrit Alibej. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar për ndërmjetësim për një vrasje të mbetur në tentativë.
Më datë 29.09.2026, GjKKO-ja i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Në vitin 2022, shtetasi Aldo Baho dyshohet se, në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka ndërmjetësuar për vrasjen e shtetasit Lulzim Masha, krim i cili mbeti në tentativë.
Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u arrestua i shumëkërkuari Valentin Ftoni.
Hetimet për gjetjen e personit të shumëkërkuar prej dekadash u kryen në bashkëpunim me marshallët amerikanë, Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe autoritete të tjera ligjzbatuese.
Ftoni i është shmangur drejtësisë duke përdorur identitete të ndryshme. Ai në Shqipëri ka një dënim me 25 vite burg për vrasje. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet aldo bahoarrestimendrit alibej

