Lajme Zone
Vlorë/ Gjendet një snajper i groposur në Tragjas, u zbulua një muaj më parë! Pritet ekzaminimi balistik
Të tjeraReport TV

Vlorë/ Gjendet një snajper i groposur në Tragjas, u zbulua një muaj më parë! Pritet ekzaminimi balistik

Një armë e tipit snajper, me precizion të lartë, është gjetur në fshatin Tragjas të Vlorës. Sipas burimeve, arma është zbuluar rreth një muaj më parë.

Një armë e tipit snajper, me precizion të lartë, është gjetur në fshatin Tragjas të Vlorës. Sipas burimeve, arma është zbuluar rreth një muaj më parë. Mësohet se arma ishte e mbështjellë dhe e groposur në tokë. Ajo është pikasur nga një bari i zonës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Pas sinjalizimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë sekuestruar armën dhe më pas e kanë dërguar në Tiranë për ekzaminime të specializuara. Sipas burimeve, ekspertët do të kryejnë këqyrjen dhe ekspertizën balistike për të verifikuar nëse arma ka gjurmë apo shenja të tjera që mund të ndihmojnë hetimin, si dhe nëse është përdorur më parë në ndonjë ngjarje kriminale. LEXO edhe...Vendi s'gjen qetësi, zjarr në fshatin Kotë të Selenicës! Disa banesa në rrezik nga flakët (VIDEO) Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për origjinën e armës apo për rrethanat se si ajo është groposur në këtë zonë. Mbetet për t’u parë nëse ekzaminimet do të zbardhin të dhëna që mund të çojnë drejt personave që e kanë fshehur ose përdorur atë. SI.E./ReportTv.al Vlore snajper Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.5% Jo 32.9% Nuk e di 6.6% Vota total: 1969 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?