Lajme Zone
VIDEO/ Real Betis fiton 0-1 në fushën e Valencias dhe ngjitet në vendin e dytë të La Ligas
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Real Betis fiton 0-1 në fushën e Valencias dhe ngjitet në vendin e dytë të La Ligas

Vetëm katër minuta në fushë iu deshën Pablo Garcias për të shënuar golin me vlerën e tri pikëve për Betisin.

Real Betis fitoi 0-1 të martën në fushën e Valencias, në sfidën e prapambetur të raundit të parë të La Ligas në Spanjë. Dueli ishte shumë interesant dhe me shumë raste shënimi, por përballja u vendos vetëm në fundin e takimit. Trajneri i Real Betis, Manuel Pellegrini, vendosi që në minutën e 79-të të hidhte në fushë Pablo Garcian. Sulmuesi 20-vjeçar ia shpërbleu besimin trajnerit dhe vetëm katër minuta më vonë shënoi golin që i dha tri pikë Betisit në një fushë shumë të vështirë. Pas dy raundeve të para në La Liga, Betis ka dy fitore dhe për momentin ka gjashtë pikë, teksa së bashku me Sevillan ndajnë kreun e renditjes. Nga ana tjetër Valencia sheh sërish një nisje jo të mirë të sezonit, kjo pasi pas barazimit 0-0 në shtëpi kundër Celta Vigos, këtë herë humbet po në 'Mestalla'. LEXO EDHE:Evropa në alarm, të paktën 35 mijë vdekje nga i nxehti! Kryeson Gjermania, Franca dhe Spanja Share S.Dh/Shqiptarja.com TAG: la liga spanje Celta Vigo Valencia manuel pellegrini Pablo Garcia Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.7% Keq 34.4% Nuk e di 12.9% Vota total: 1905 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?