Lajme Zone
VIDEO/ Real Betis fiton 0-1 në fushën e Valencias dhe ngjitet në vendin e dytë të La Ligas
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Real Betis fiton 0-1 në fushën e Valencias dhe ngjitet në vendin e dytë të La Ligas

Vetëm katër minuta në fushë iu deshën Pablo Garcias për të shënuar golin me vlerën e tri pikëve për Betisin.

Real Betis fitoi 0-1 të martën në fushën e Valencias, në sfidën e prapambetur të raundit të parë të La Ligas në Spanjë. Dueli ishte shumë interesant dhe me shumë raste shënimi, por përballja u vendos vetëm në fundin e takimit. Trajneri i Real Betis, Manuel Pellegrini, vendosi që në minutën e 79-të të hidhte në fushë Pablo Garcian. Sulmuesi 20-vjeçar ia shpërbleu besimin trajnerit dhe vetëm katër minuta më vonë shënoi golin që i dha tri pikë Betisit në një fushë shumë të vështirë. LEXO edhe...Evropa në alarm, të paktën 35 mijë vdekje nga i nxehti! Kryeson Gjermania, Franca dhe Spanja Pas dy raundeve të para në La Liga, Betis ka dy fitore dhe për momentin ka gjashtë pikë, teksa së bashku me Sevillan ndajnë kreun e renditjes. Nga ana tjetër Valencia sheh sërish një nisje jo të mirë të sezonit, kjo pasi pas barazimit 0-0 në shtëpi kundër Celta Vigos, këtë herë humbet po në 'Mestalla'. Share S.Dh/ReportTv.al la liga spanje Celta Vigo Valencia manuel pellegrini Pablo Garcia Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.7% Keq 34.4% Nuk e di 12.9% Vota total: 1905 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?