Ujëhedhëset në Rinas Shtatë ditë protesta për dorëheqjen e tij, Rama forcon masat policore. Dy ujëhedhëse të tjera dallohen në Rinas, ndërsa kryeministri njofton shpërblime prej 2500 eurosh për efektivët. Ndërsa protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e shtatë dhe qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” janë dalluar dy automjete të tjera ujëhedhëse, që raportohet se kanë mbërritur nga jashtë vendit.
Automjetet kanë zbritur nga një avion ushtarak me flamurin turk. Bëhet fjalë për dy automjete më të vogla dhe që mund të përdoren lehtësisht dhe në lagjet e Tiranës. Sipa verifikimeve janë prodhim turk dhe quhen TOMA. Është një top uji i blinduar i projektuar për kontrollin e trazirave nga disa kompani turke. TOMA është e pajisur kryesisht me një sistem topash uji të kontrolluar nga kompjuteri, që lëshon ujë nën presion nga dy gryka, me një kapacitet rezervuari uji deri në 10,000 litra. TOMA është gjithashtu e pajisur me dy rezervuarë 60 litra për gaz lotsjellës dhe bojë, si dhe një rezervuar shkumë 80 litra. Rezervat e shkumës, gazit lotsjellës dhe bojës mund të lëshohen individualisht nga grykat, ose mund të përdoren në kombinim me ujin. Ndërkohë, Edi Rama vijon të refuzojë kërkesën për dorëheqje, ndërsa protestuesit kanë hyrë në ditën e shtatë të mobilizimit. Tirana ka qenë epiqendra e përplasjeve, me ndërhyrje të përsëritura të policisë përmes gazit lotsjellës dhe automjeteve ujëhedhëse.
Gjatë ditëve të fundit, demonstruesit janë përballur me forcat e rendit pranë Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, në sheshin “Skënderbej” dhe në disa akse të tjera të kryeqytetit. Në disa raste janë përdorur gurë, fishekzjarrë dhe koktej Molotov, ndërsa policia ka angazhuar edhe forcat speciale RENEA dhe automjete të blinduara për ruajtjen e institucioneve.
Pavarësisht se situata këtë të hënë paraqitet më e qetë krahasuar me përplasjet e së dielës, kërkesa e protestuesve mbetet e pandryshuar: largimi i Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.
Në vend të dorëheqjes, kryeministri doli sot në një takim me drejtues dhe efektivë të Policisë së Shtetit, ku njoftoi një mbështetje financiare prej 2.500 eurosh për çdo polic të angazhuar në vijën e parë të përballjes me protestat.
Rama premtoi gjithashtu rritje të konsiderueshme të pagave të policisë nga 1 janari, ndërsa mbrojti veprimet e forcave të rendit gjatë ditëve të tensionuara.
“Shteti do ta fitojë këtë betejë”, deklaroi kryeministri gjatë takimit, duke përsëritur qëndrimin e tij kundër akteve të dhunës.
Vendimi për shpërblimin e efektivëve ka shkaktuar reagime nga opozita, e cila e akuzon Ramën se po përdor mbështetjen financiare për të forcuar qëndrimin e policisë përballë demonstruesve.
Në këtë klimë, shfaqja e dy automjeteve të tjera ujëhedhëse në aeroportin “Nënë Tereza” merr një rëndësi të veçantë, ndërsa mbetet për t'u sqaruar nëse ato do t'i bashkohen mjeteve që policia ka përdorur deri tani gjatë protestave.
Pas shtatë ditësh demonstrata, kërkesash për dorëheqje dhe përplasjesh në rrugët e kryeqytetit, qeveria nuk ka dhënë sinjale tërheqjeje. Ndërkohë, policia vijon të jetë e mobilizuar dhe protestuesit nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre. screenshot 6 901cdc00 98f0 4b00 b40e 7b95b69570ad fec5ae4f db44 4a85 ba52 4cbcde8524c6 screenshot 2 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Evropa në flakë, nga Parisi në Tiranë/ Protesta të dhunshme, përplasje me policinë dhe institucione të sulmuara 19 Tetor 2026, 15:4915:49Aktualitet Policia ndërhyn me ujë me presion, gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj studentëve; çfarë po ndodh me protestën 19 Tetor 2026, 15:1115:11Aktualitet “Rama kërkon të shuajë çdo ndjenjë proteste”, Taulant Bino: Me deklaratat e tij, nxiti dhunën policore ndaj të rinjve 19 Tetor 2026, 15:0715:07Aktualitet I moshuari u bashkohet studentëve: Rama duhet tërhequr zvarrë 19 Tetor 2026, 14:5414:54Aktualitet Protestat e dhunshme, Skënder Hita letër policëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshëm, qëndroni të fortë! 19 Tetor 2026, 14:5014:50Aktualitet Akuzat e PD për hyrjen e efektivëve në universitet, reagon policia e Vlorës 19 Tetor 2026, 14:4514:45Aktualitet

