Lajme Zone
VIDEO/ Rama publikon pamje nga punimet në aksin Elbasan-Rrogozhinë: Pjesë strategjike e Korridorit VIII
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Rama publikon pamje nga punimet në aksin Elbasan-Rrogozhinë: Pjesë strategjike e Korridorit VIII

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ecuria e punimeve në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë, duke e cilësuar projektin si një investim strategjik për infrastrukturën dhe zhvillimin e vendit. Në një postim në Facebook, Rama thekson se ky segment është pjesë e Korridorit VIII dhe do të ndikojë në përmirësimin e lidhjes mes qyteteve, rritjen e sigurisë rrugore dhe forcimin e rolit të Shqipërisë në rajon.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ecuria e punimeve në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë, duke e cilësuar projektin si një investim strategjik për infrastrukturën dhe zhvillimin e vendit.

Në një postim në Facebook, Rama thekson se ky segment është pjesë e Korridorit VIII dhe do të ndikojë në përmirësimin e lidhjes mes qyteteve, rritjen e sigurisë rrugore dhe forcimin e rolit të Shqipërisë në rajon. “Dhe me punën që vijon në aksin Elbasan–Rrogozhinë, pjesë strategjike e Korridorit VIII, një investim që afron qytetet, rrit sigurinë rrugore dhe forcon rolin e Shqipërisë si urë lidhëse në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. Aksi Elbasan–Rrogozhinë është pjesë e projekteve infrastrukturore të Korridorit VIII, i cili synon të lidhë Adriatikun me Detin e Zi, duke përmirësuar transportin dhe shkëmbimet ekonomike në rajon.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Edi RamaElbasan-Rrogozhinë