Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”


Situata në kryeqytet po intensifikohet në këtë ditë të 39-të radhazi të qëndresës qytetare. Protestuesit janë grumbulluar fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, nga ku ka nisur edhe marshimi i madh përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Situata në kryeqytet po intensifikohet në këtë ditë të 39-të radhazi të qëndresës qytetare. Protestuesit janë grumbulluar fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, nga ku ka nisur edhe marshimi i madh përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me pankarta në duar dhe të organizuar, qytetarët po marshojnë drejt selisë së Kryeministrisë, ku edhe do zhvillohet protesta kryesore e mbrëmjes së sotme. Ajo që bie në sy gjatë këtë marshimi janë thirrjet e njëpasnjëshme të turmës, të cilat këtë herë kanë shënjestruar liderët e të dyja kampeve politike.

Përgjatë rrugës, protestuesit dëgjohen të thërrasin në kor “Rama në burg, Berisha në burg!”, duke shprehur kështu revoltën e tyre ndaj të gjithë klasës politike tradicionale në vend. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb