Lajme Zone
VIDEO/ Qindra vizitorë drejt Festës së Birrës, fluks i madh automjetesh në aksin Korçë-Drenovë
KulturëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Qindra vizitorë drejt Festës së Birrës, fluks i madh automjetesh në aksin Korçë-Drenovë

Një fluks i madh automjetesh raportohet në segmentin rrugo...

Një fluks i madh automjetesh raportohet në segmentin rrugor nga Korça drejt Drenovës, aty ku do të zhvillohet dhe Festa e Birrës.

Mijëra vizitorë vendas dhe të huaj do të marrin pjesë në natën e parë të Festës së Birrës dhe do të kenë mundësi të dëgjojnë disa nga artistët më të famshëm në vend dhe këngët e tyre. View this post on Instagram A post shared by CNA.al (@cna.lajme) Sot në natën e parë të Festës së Birrës do të ngjiten në skenë për të performuar Luiz Ejlli, Eranda Libohova dhe Ivi Adamou.

Ndërkohë duke pasur parasysh se vendndodhja e re ndodhet jashtë qytetit, Bashkia Korçë do të vendosë në dispozicion transport falas drejt Polit të Eventeve në Drenovë nga data 12 deri më datë 16 gusht.

Sipas njoftimit të bashkisë, nisja e autobusëve bëhet nga Ish-Agjencia, të Pazari i Vjetër në Korçë, nga ora 19:00 – 21:00.

Në këtë fashë orare, do të ketë autobus çdo 15 minuta, ndërsa pas orës 21:00, autobusët do të jenë çdo 30 minuta. Pas përfundimit të festës, autobusët do të nisen çdo 15 minuta për kthimin në qytet. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.