Islandezët dhe një pjesë e madhe e popullsisë së Spanjës dhe Groenlandës si dhe shumë turistë që kanë vërshuar në këto dy vende, po ndjekin një spektakël që po ndodh në qiell, eklipsin diellor. Ndërkohë, pjesa më e madhe e Europës Perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën, Belgjikën, Zvicrën dhe Italinë Veriore, po përjeton një eklips të pjesshëm, ku dielli duket i mbuluar pjesërisht nga hija e hënës.
Ky është eklipsi i parë diellor, i dukshëm nga Evropa kontinentale pas gati 30 vitesh. Eklipsi total ka nisur rreth 19:08 në pjesën më veriore të Rusisë.
Më pas, hija e tij kaloi përmes Groenlandës, Islandës dhe Oqeanit Atlantik, për të vijuar drejt veriut të Spanjës dhe një pjese shumë të vogël të Portugalisë, përpara se të përfjë në Detin Mesdhe. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

