Lajme Zone
"Djegia e teserave, paturpësi"/ Debate të ashpra dhe përjashtime, çfarë ndodhi në takimin e Ramës me kryebashkiakët
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

"Djegia e teserave, paturpësi"/ Debate të ashpra dhe përjashtime, çfarë ndodhi në takimin e Ramës me kryebashkiakët

Në takimin që zgjati më shumë se katër orë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakëve të vendit, përveç diskutimeve ka pasur dhe debate e përplasje. Sipas raportimeve, kryeministri Rama ka debatuar me kryebashkiakun e Poliçanit, Adriatik Zotkaj, për shkak të protestave të zhvilluar kundër propozimit të PS-së për ndarjen territorial. Rama i është drejtuar duke i thënë se nuk duhet të ishte pjes

Në takimin që zgjati më shumë se katër orë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakëve të vendit, përveç diskutimeve ka pasur dhe debate e përplasje.

Sipas raportimeve, kryeministri Rama ka debatuar me kryebashkiakun e Poliçanit, Adriatik Zotkaj, për shkak të protestave të zhvilluar kundër propozimit të PS-së për ndarjen territorial.

Rama i është drejtuar duke i thënë se nuk duhet të ishte pjesë e takimit të sotme, ndërsa e ka cilësuar si një akt paturpësie, djegien e teserave të Partisë Socialiste në protestat që janë zhvilluar. “Ti nuk duhet të ishe fare këtu. Ajo që bëri Policiani me djegien e kartave ishte një akt paturpësie”, është shprehur Rama. Në përgjigjen e tij, Zotkaj është shprehur, duke thënë se “komuniteti i’u përgjigj veprimit mosmirënjohës të PS-së dhe Kryeministrit. Në ka një mosmirënjohje është ajo e PS.”

Kjo nuk ka qenë përplasja e vetme e kreut të qeverisë me kryetarët e bashkive, pasi është zhvilluar dhe një diskutim i tillë me kryebashkiaken e Dimalit, Juliana Memaj. “Ju udhëheqësit e mëdhenj”, raportohet se është shprehur Rama me ironi.

“Ç’udhëheqës zeza! Ne jemi bërë si punëtorë komunaleje”, ka qenë replika e Memajt, e cila ka bërë që kryeministri t’i kërkojë asaj të largohet nga mbledhja. Debate ka pasur edhe kryetarët e Bashkive të Selenicës dhe Divjakës, Nertil Bello dhe Josif Gorrea, ndërsa në diskutime është përfshirë dhe ministri i Shteti për Pushtetin Vendor, Ervin Demo dhe bashkëkryetari i Komisionit për “Territorialen”, Arbjan Mazniku.

Siç e raportuam dhe më herët, Rama se ju ka kërkuar kryetarëve të bashkive të mos bëhen pjesë e lëvizjeve për karrigen e tyre dhe duke nxitur protesta të panevojshme. Takimi i Ramës me kryebashkiakët/ CNA zbulon detaje

12 Gusht, 17:30 Sipas tij, lëvizja e fundit e Reformës Territoriale mund të ndihmojë shumë nga bashkitë duke iu sjellë më shumë investime dhe zhvillim. Kujtojmë se propozimi i PS-së për ndarjen administrativo-territoriale parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.