Rama duke u larguar nga mbledhja ‘Sherri’ gjatë mbledhjes ka pasur si aktorë kryesorë Kryeministrin Rama dhe 4 prej kryetarëve të bashkive që parashikohet të shkrihen... Mbledhja prej më shumë se 4 orësh e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e majtë të bashkive që preken nga reforma territoriale është shoqëruar me tensione dhe përplasje. ‘Sherri’ gjatë mbledhjes ka pasur si aktorë kryesorë Kryeministrin Rama dhe 4 prej kryetarëve të bashkive që parashikohet të shkrihen, më konkretisht; Policani, Dimali, Selenica dhe Divjaka.
Rama mësohet se ka shpërthyer ndaj kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkajt lidhur me djegien e testerave të partisë ditën e parë të protestës.
Ndërsa Zotkaj i cili publikisht ka qenë kundër shkrirjes së bashkisë së Policanit, ka argumentuar kjo do të sillte largimin e shërbimeve për qytetarët.
Rama-Zotkajt: Ti nuk duhet të ishe fare këtu. Ajo që bëri Policiani me djegien e kartave ishte një akt paturpësie.
Zotkaj: Komuniteti i’u përgjigj veprimit mosmirënjohës të PS-së dhe Kryeministrit. Në ka një mosmirënjohje është ajo e PS.
Më pas debati mësohet se ka përshkallëzuar dhe kaluar në ofendime nga ana e Ramës, gjë që ka bërë që kryetari i Bashkisë së Policanit të largohet nga mbledhja.
Por Zotkaj nuk ka qenë “viktima” e vetme e nervozizmit dhe çmendurisë së Ramës ndaj atyre që nuk i binden. Një tjetër përplasje e ashpër ka qenë ajo me kryetaren e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj.
Duke folur për pretendimet e ngritura nga kryebashkiakët, Rama ka ironizuar Memajn duke u shprehur me përbuzje: Ju udhëheqësit e mëdhenj!
Ndërkoë që Memaj i është përgjigjur Ramës duke thënë se mungesa e kompetencave që janë pasojë e reformës së kaluar i ka degdisur ata si mos më keq.
“Ç ‘udhëheqës zeza! Ne jemi bërë si punëtorë komunaleje”, mësohet t’i ketë thënë Memaj, Ramës. Kjo fjali e ka irrituar kryeministrin i cili e ka humbur toruan dhe e ka nxjerrë Memën jashtë nga mbledhja.
Edhe kryebashkiakët e Selenicës dhe Divjakës, Nertil Bello dhe Josif Gorrea, kanë kundërshtuar gjatë diskutimeve propozimin për shkrirjen e bashkive që drejtojnë, duke debatuar me kryeministrin Edi Rama dhe Arbjan Maznikun. Ata kanë mbrojtur argumentet e tyre kundër ndryshimeve të parashikuara, ndërsa Rama ka pretenduar se drejtuesit vendorë po nxisin komunitetet përkatëse që të kundërshtojnë reformën territoriale.
Bello dhe Gorrea kanë ngritur gjithashtu pretendime për standarde të dyfishta në përcaktimin e bashkive që do të shkrihen. Sipas tyre, njësi vendore si Peqini, Vau i Dejës dhe Rroskoveci kanë tregues më të ulët performance, por parashikohet të ruajnë statusin e bashkisë. Takimi është fokusuar vetëm te reforma territoriale, ndërsa përfaqësuesit e bashkive Maliq dhe Këlcyrë nuk kanë shprehur kundërshtime lidhur me pozicionimin e tyre në hartën e re territoriale. 4 Komente V Visi 12 Gusht 2026, 18:49 Te pakten nuk kane mbyllur gojen si keta bytheqiret e tjere! Per pushtet jane perpjekur, por bravo per sinqeritetin. Përgjigjjuni s straqi 12 Gusht 2026, 19:01 po kryetarja e bashkise Klos a nuk foli apo nuk ishte fare present Përgjigjjuni J Jurgeni 12 Gusht 2026, 19:21 E votuan Topciun Maliqaret per 30 vjet rrjesht dhe ne fund ju tha ika une tani skam ca bej. Kokra e bythqirit nje cope faturino autobuzi te talli trapin per 30 vjet me ate komunitet. Përgjigjjuni M Malerd 12 Gusht 2026, 19:28 O Tik Zotka sa ke bo ti për atë PS ai qaf gjymi “noltmadhnia” sja ka iden fare mduket. Gjithsesi gjynofet e hilet e 2013 do i shpaguje diku. Të përdori “mreti” të hudhi si letër haleje.. dil i her në drritare se mos po çel gjo anej ka LSI se kshu jeni ju,si trregu futbollistave Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Mbi katër orë diskutime për Reformën e re Administrative, përfn takimi i Ramës me 20 kryebashkiakët në Kuç 12 Gusht 2026, 17:0417:04Politike Dosja “Albanian Files”, Edi Rama paditet në SPAK 12 Gusht 2026, 14:2614:26Politike “Ujërat e Kosovës nuk i prek askush”, Berisha-Vuçiçit: Kërcënimet janë destabilizuese 12 Gusht 2026, 12:3012:30Politike Berisha publikon sondazhet e PS: Socialistët rënë në 29 %, alarm i jashtëzakonshëm për Ramën 12 Gusht 2026, 12:2412:24Politike "Serbia e humbi Kosovën"/ Rama u përgjigjet kritikëve në Prishtinë: Sa herë më sulmojnë, e kryej me sukses detyrën time 12 Gusht 2026, 12:1412:14Politike Reforma Territoriale, Rama mbledh kryetarët e bashkive në një lokal në Kuç të Vlorës 12 Gusht 2026, 11:3311:33Politike

