Lajme Zone
Video/ Publikohen pamjet e sulmit në Poloni, momenti kur autori terrorizon Krakovën; shkon në 6 numri i viktimave
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ Publikohen pamjet e sulmit në Poloni, momenti kur autori terrorizon Krakovën; shkon në 6 numri i viktimave

Pamjet e sulmit, të cilat janë publikuar në platformën X, tregojnë momentet e të shtënave dhe situatën e krijuar në rrugët e qytetit. Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale shfaqet automjeti i zi i përdorur nga autori, ndërsa dëgjohen të shtëna me armë zjarri dhe njerëzit përpiqen të largohen nga zona.

Momenti i sulmit Momente të sulmit të armatosur që shkaktoi gjashtë viktima dhe 15 të plagosur në qytetin polak të Krakovës janë publikuar në rrjetet sociale. Në qendër të ngjarjes është një automjet i zi i markës Subaru, nga i cili autori qëlloi drejt kalimtarëve, përpara se të largohej dhe të përfshihej në një shkëmbim zjarri me policinë. Mes të plagosurve raportohen edhe dy efektivë të forcave të rendit. Qendra historike e Krakovës, një prej qyteteve më të vizituara të Polonisë, u përfshi nga të shtënat me armë zjarri pasditen e së shtunës, kur një person i armatosur qëlloi drejt kalimtarëve nga një makinë në lëvizje, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Pamjet e sulmit, të cilat janë publikuar në platformën X, tregojnë momentet e të shtënave dhe situatën e krijuar në rrugët e qytetit. Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale shfaqet automjeti i zi i përdorur nga autori, ndërsa dëgjohen të shtëna me armë zjarri dhe njerëzit përpiqen të largohen nga zona. #krakow

— george (@0xgeorgeeth) November 7, 2026 Sulmi ndodhi rreth orës 15:00, në afërsi të Sheshit Kryesor të Krakovës, në zonën e rrugës Sławkowska, ku në atë moment ndodheshin qytetarë dhe turistë.

Sipas raportimeve të mediave polake, autori lëvizte me një automjet të zi të markës Subaru, nga i cili hapi zjarr në drejtim të personave që ndodheshin në rrugë. Të shtënat shkaktuan panik në zonën përreth, ndërsa kalimtarët kërkuan strehim në dyqane dhe ambiente të tjera pranë sheshit.

Bilanci i raportuar i sulmit ka arritur në gjashtë persona të vrarë dhe 15 të plagosur, mes tyre dy efektivë policie.

Nga të shtënat u dëmtuan gjithashtu disa objekte dhe një tramvaj i transportit publik. Plumbat goditën xhamat e mjetit, ndërsa drejtuesi dhe pasagjerët arritën të shpëtonin pa lëndime.

Pas sulmit, autori u largua me të njëjtin automjet, ndërsa forcat e policisë nisën ndjekjen e tij nëpër rrugët e Krakovës. Operacioni përfi pranë kryqëzimit të rrugëve Dietla dhe Stradomska, ku i dyshuari u përfshi në një shkëmbim zjarri me efektivët e policisë. Straszne!

— Suwerenna Polska (@Suwerenna_POL) November 7, 2026 Gjatë përplasjes, forcat e rendit e plagosën autorin dhe më pas e arrestuan. Ekipet e emergjencës e transportuan në spital nën masa sigurie.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat polake, i dyshuari është shtetas polak dhe ka vepruar i vetëm. Ai mbante veshje të stilit ushtarak dhe përdori një armë të gjatë gjatë sulmit. Gjatë kontrollit të automjetit Subaru, policia gjeti armë dhe municione të tjera.

Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet mobilizuan forca të shumta policore dhe ekipe të emergjencës. Një helikopter mjekësor zbriti në Sheshin Kryesor për të ndihmuar në transportimin e të plagosurve, ndërsa policia kufizoi lëvizjen në zonë për të kryer veprimet hetimore. Kryeministri polak Donald Tusk reagoi pas sulmit, duke deklaruar se ministri i Brendshëm po e informonte vazhdimisht për situatën në Krakovë dhe se policia po punonte për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Edhe presidenti polak Karol Nawrocki shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa autoritetet e drejtësisë nisën hetimet për përcaktimin e motivit të sulmit.

Sipas informacioneve të deritanishme, policia e ka arrestuar autorin dhe situata në qytet është vënë nën kontroll. Hetuesit po shqyrtojnë provat e mbledhura në vendngjarje, përfshirë armët e sekuestruara dhe regjistrimet filmike, për të përcaktuar motivin dhe për të rindërtuar lëvizjet e autorit përpara dhe gjatë sulmit.poloni sulm Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Sulmi në Krakov/ Autori me veshje ushtarake dhe arsenal armësh në makinë, 5 viktima dhe 2 policë të plagosur 7 Nëntor 2026, 17:5017:50Rajoni dhe Bota Sulm me armë në Poloni, pesë të vrarë dhe disa të plagosur në Krakovë (Foto/Video) 7 Nëntor 2026, 16:2216:22Rajoni dhe Bota SHBA-ja në udhëkryq mes diplomacisë dhe luftës me Iranin, Trump përballet me presion për të vepruar 7 Nëntor 2026, 15:0815:08Rajoni dhe Bota Sulm kibernetik ndaj ministrit të Jashtëm italian, të dhënat personale të Tajanit publikohen në “rrjetin e errët” 7 Nëntor 2026, 14:3914:39Rajoni dhe Bota A do ta mbyllë Presidenti Herzog epokën Netanyahu? Izraeli në prag të një kapitulli të ri politik 7 Nëntor 2026, 13:4613:46Rajoni dhe Bota Nga punëtore në një fabrikë pa diplomë të shkollës së mesme në kandidate për presidente të Gjermanisë, kush është Ilse Aigner? 7 Nëntor 2026, 13:3513:35Rajoni dhe Bota