Lajme Zone
Franca nis hetimet për kërcënimet me bomba kundër linjave ajrore/ Dyshime për përfshirje të huaja
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Franca nis hetimet për kërcënimet me bomba kundër linjave ajrore/ Dyshime për përfshirje të huaja

Zyra e prokurorit të Parisit ka njoftuar sot nisjen e ...

Një avion Airbus A320 i Aer Lingus në bazën ajrore Evreux, Francë Zyra e prokurorit të Parisit ka njoftuar sot nisjen e një hetimi mbi kërcënimet e rreme me bomba kundër avionëve që fluturonin mbi territorin francez, konkretisht për të hetuar një lidhje të mundshme midis autorëve të krimit dhe forcave të huaja.

Sipas France 24, hetimet po kryhen për të identifikuar autorët e emaileve që përhapin këtë informacion të rremë me qëllim krijimin e përshtypjes në publik se ekziston një rrezik dhe lidhja e mundshme e këtyre autorëve me fuqitë e huaja.

Të enjten, një aeroplan i Aer Lingus u devijua në Evreux pas një kërcënimi me bombë, ndërsa të premten, zyra e kryeministrit raportoi katër alarme të reja të lëshuara për avionë që fluturonin mbi territorin francez, mbi të cilët ekspertët e çaktivizimit të bombave kryen kontrolle sigurie.

Tre nga këto avionë u ulën në aeroportin e Orly dhe i katërti në aeroportin e Bordeaux, të gjithë në mënyrë të sigurt, sipas një burimi me njohuri për çështjen.

Dhjetëra fluturime komerciale janë goditur nga kërcënime me bomba që nga fillimi i javës në Evropë. Aeroplanët është dashur të devijohen, të shoqërohen nga avionë luftarakë, të evakuohen ose të kontrollohen, por në asnjë nga këto incidente nuk janë gjetur pajisje shpërthyese.

Zyrtarët evropianë kanë denoncuar prej muajsh rritjen e operacioneve të destabilizimit të kryera në dobi të Rusisë ose Iranit, duke përfshirë fushatat e dezinformimit, sabotimin, sulmet kibernetike, ndër të tjera.

Shërbimet e inteligjencës kanë pritur prej javësh një përshkallëzim të këtyre fushatave, veçanërisht nga Rusia, për të ndikuar në mbështetjen evropiane për Ukrainën./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.