Gjykata në Mançester ka vendosur dëbimin drejt Shqipërisë të 28-vjeçarit Igli Hazizaj, i dënuar me dy vjet burg për përfshirje në kultivimin e kanabisit. Ai kundërshtoi dëbimin, duke pretenduar se ishte trafikuar në Britani dhe ishte detyruar të punonte në ambiente ku kultivohej kanabis. Hazizaj tha se kishte frikë për jetën nëse kthehej në Shqipëri, për shkak të një borxhi që familja e tij i kishte një grupi kriminal. Por ish-partnerja dorëzoi foto ku Hazizaj shihej duke i propozuar për martesë në Mançester, në festën e beqarisë në Uells dhe në ceremoninë e diplomimit të saj në Suonsi. Gjykata mori në shqyrtim edhe të dhënat e fluturimeve, që tregonin se ai kishte udhëtuar drejt Shqipërisë dhe ishte kthyer në Britani gjatë periudhave kur pretendonte se mbahej i mbyllur. Gjyqtari arriti në përfundimin se Hazizaj “e kishte sajuar të gjithë rrëfimin e tij”. LEXO edhe...Katër shqiptarë dënohen me burg në Londër, grabitën banesat e familjeve aziatike! Vodhën bizhuteri me vlerë mijëra paund, policia i zbuloi përmes kartave të transportit Në shkurt të vitit 2025, Hazizaj u dënua me dy vjet burg pasi u shpall fajtor për komplot për prodhimin e kanabisit. Në Gjykatën e Kurorës në Karlajl u tha se ai ishte organizatori kryesor i një skeme në të cilën tri banesa në qytet ishin kthyer në ambiente për kultivimin e kanabisit, me potencial për të gjeneruar mbi 2 milionë paund në vit. Në dhjetor të vitit të kaluar u urdhërua dëbimi i Hazizajt. Ai e apeloi vendimin dhe gjatë një seance në Mançester, pretendoi se ishte trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishte detyruar të punonte në ambiente ku kultivohej kanabis, pasi i ati i kishte hyrë në borxh një bande lokale. Hazizaj tha se në Shqipëri përballej me “rrezik real për të pësuar dëme serioze”. Por Ministria e Brendshme britanike i kundërshtoi pretendimet e tij, duke evidentuar “mospërputhje të shumta” në rrëfim. Mes provave ishin të dhënat e fluturimeve, të cilat tregonin se ai kishte udhëtuar drejt Shqipërisë dhe ishte kthyer prej saj gjatë periudhave kur pretendonte se “mbahej i mbyllur”. Edhe ish-partnerja e tij dorëzoi pamje nga rrjetet sociale që dokumentonin marrëdhënien e tyre gjatë vitit 2024, përfshirë fotografi nga festa e beqarisë, ceremonia e diplomimit dhe fejesa e çiftit. Në seancë u bë me dije se Hazizaj pritet të ekstradohet në Shqipëri, ku është dënuar me nëntë muaj burg pasi u kap duke tentuar të hipte në një avion nga Tirana drejt Barcelonës me një pasaportë greke të falsifikuar. Në kohën e seancës, ai ishte gjithashtu i liruar me kusht në Mbretërinë e Bashkuar për akuza të tjera, për të cilat nuk u dhanë hollësi. Ai duhej të paraqitej më 14 nëntor në Gjykatën e Magjistratëve të Londrës Qendrore. Duke rrëzuar apelin, gjyqtari Chris Cole arriti në përfundimin se Hazizaj “e kishte sajuar të gjithë rrëfimin e tij”. Ai shtoi se apeluesi nuk kishte arritur të provonte se kishte gjasa të arsyeshme që versioni i tij i ngjarjeve të ishte i vërtetë. “Nuk e konsideroj të besueshëm pretendimin se apeluesi është trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe është detyruar të punojë në ambiente ku kultivohej kanabis. Udhëtimet e tij, mundësia për të siguruar dokumente identiteti të falsifikuara dhe mënyra e jetesës në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se ai nuk ishte viktimë e trafikimit”, tha gjyqtari. Hazizaj nuk u paraqit në seancën e 28 tetorit. Në gjykatë u bë me dije se përpjekjet për ta gjetur përmes ish-partneres dhe studios ligjore që e kishte përfaqësuar më parë nuk patën sukses. SI.E./ReportTv.al shqiptaret ne britani Igli Hazizaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.4% Veliajn 19% Asnjërin 31.6% Vota total: 1529 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
