Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Protestuesit marshim masiv në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen! Rama n’burg, Berisha n’burg!


Kanë përfunduar fjalimet e qytetarëve, pedagogëve dhe aktivistëve përpara godinës së Kryeministrisë.

Kanë përfunduar fjalimet e qytetarëve, pedagogëve dhe aktivistëve përpara godinës së Kryeministrisë. Menjëherë pas mesazheve të lëshuara nga podiumi, turma masive e protestuesve ka nisur një marshim masiv nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit. Me tone të ashpra dhe thirrje të njëpasnjëshme, protestuesit po marshojnë duke kërkuar largimin e kreut të qeverisë, ndërsa në kor dëgjohen parullat drejtuar udhëheqësve kryesorë politikë të vendit.

“Rama jepe dorëheqjen!”, “Rama në burg, Berisha në burg!” janë thirrjet kryesore që po shoqërojnë marshimin e qytetarëve në këto momente. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb