Lajme Zone
Video/ Protestuesit i vënë flakën filialit të 'Iute Credit', shpërthen zemërimi ndaj kioskave që po zhvatin shqiptarët
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ Protestuesit i vënë flakën filialit të 'Iute Credit', shpërthen zemërimi ndaj kioskave që po zhvatin shqiptarët

Sulmi ndaj filialit ka ndodhur në një kohë kur zemërimi ndaj institucioneve të mikrokredisë është bërë pjesë e pakënaqësive të shprehura gjatë protestës. Iute Credit është një nga subjektet e njohura të këtij tregu, ku kreditë me kosto të larta dhe pasojat e mospagimit kanë qenë prej kohësh objekt ankesash dhe debatesh publike.

Digjen zyrat e Iute Credit Filiali i Iute Credit në Rrugën e Durrësit është sulmuar dhe përfshirë nga flakët gjatë protestës studentore. Institucioni i mikrokredisë, i kritikuar për kostot e larta të huamarrjes, është kthyer në një nga objektivat e zemërimit të protestuesve, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Protestuesit i kanë vënë flakën filialit të Iute Credit në Rrugën e Durrësit në Tiranë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke e kthyer institucionin financiar në një nga pikat më të tensionuara të protestës së kësaj të mërkure.

Sulmi ndaj filialit ka ndodhur në një kohë kur zemërimi ndaj institucioneve të mikrokredisë është bërë pjesë e pakënaqësive të shprehura gjatë protestës. Iute Credit është një nga subjektet e njohura të këtij tregu, ku kreditë me kosto të larta dhe pasojat e mospagimit kanë qenë prej kohësh objekt ankesash dhe debatesh publike.

Për shumë qytetarë, huamarrja përmes mikrokredive është shoqëruar me vështirësi financiare, detyrime të shtuara dhe, në disa raste, me procese gjyqësore apo përmbarimore. Kjo ka bërë që të shpërthejë zemërimi ndaj kisokave që po i zhvatin. Ajo që është e qartë nga zhvillimet në terren është se filiali është goditur në mënyrë të përsëritur gjatë protestës. Demonstruesit kanë thyer xhamat e institucionit financiar, kanë hyrë në ambientet e brendshme dhe kanë dëmtuar raftet e dokumentet.

Më pas, objektit i është vënë sërish flaka, ndërsa jashtë tij janë vendosur kangjella metalike për të krijuar barrikada ndaj forcave të policisë.

Protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta drejt efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me autobotë uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Deri në këto momente nuk ka raportime për marrje parash nga kasaforta. Punonjësit janë larguar nga ambientet e filialit, ndërsa gjatë incidenteve nuk raportohet të ketë pasur prani të sigurisë private.

Prej disa orësh, Rruga e Durrësit është kthyer në një nga vatrat kryesore të përplasjeve. Përveç sulmit ndaj institucionit financiar, protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash dhe kanë hedhur bomba molotov drejt forcave të rendit, duke krijuar një situatë të rënduar nga tymi, flakët dhe ndërhyrjet policore.

Protesta e kësaj të mërkure ka marrë përmasa më të gjera edhe për shkak të bojkotit të mësimit. Studentë të Universitetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës, si edhe gjimnazistë, i janë bashkuar tubimeve.

Tensionet vijnë një ditë pas përplasjeve të së martës, gjatë të cilave mbetën disa persona të lënduar. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, 16 persona janë arrestuar dhe 49 të tjerë janë proceduar penalisht për incidentet e një dite më parë.

Sulmi ndaj Iute Credit nxjerr në pah edhe një tjetër dimension të pakënaqësisë së shprehur në rrugë: përtej kërkesave studentore dhe kundërshtimit ndaj klasës politike, në protestë po shfaqet edhe zemërimi ndaj institucioneve financiare dhe kostove të huamarrjes.

Megjithatë, përgjegjësia për dëmtimin dhe zjarrvënien në filial mbetet çështje për t'u përcaktuar nga hetimet, ndërsa pretendimet për praktikat e kreditimit kërkojnë shqyrtim më vete nga autoritetet përkatëse. k vxcnj wmremove transformed Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Vijon rezistenca e studentëve në Tiranë, protestuesit çmontojnë kamerat e sigurisë dhe semaforët! 14 Tetor 2026, 15:1615:16Aktualitet Tirana në kaos prej më shumë se 3 orësh, revolta kundër kastës që mban peng vendin në fazë të re 14 Tetor 2026, 15:0915:09Aktualitet Protesta te Ministria e Arsimit, kryepolici Skënder Hita zbret në terren 14 Tetor 2026, 14:5014:50Aktualitet Tensione te Ministria e Arsimit, policia largon gazetarët dhe operatorët jashtë kordonit, shtohen forcat e rendit 14 Tetor 2026, 14:4414:44Aktualitet Studentët i vënë zjarrin Ministrisë së Arsimit 14 Tetor 2026, 14:3714:37Aktualitet Përplasjet në protestë, reagon Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete në strukturat spitalore 14 Tetor 2026, 14:3714:37Aktualitet