Lajme Zone
Video/ Protestuesit hyjnë me forcë në Ministrinë e Ekonomisë, nxjerrin objektet dhe i djegin; përplasje të forta me policinë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ Protestuesit hyjnë me forcë në Ministrinë e Ekonomisë, nxjerrin objektet dhe i djegin; përplasje të forta me policinë

Një tjetër episod i rëndë është regjistruar gjatë ditës së dytë të protestës studentore në Tiranë, ku demonstruesit kanë hyrë me forcë në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, duke dëmtuar godinën dhe duke u vënë flakën objekteve të nxjerra prej saj.

Tensionet në qendër të Tiranës marrin një tjetër kthesë. Një grup protestuesish ka thyer derën e Ministrisë së Ekonomisë dhe ka hyrë në ambientet e institucionit, ndërsa kryeqyteti vijon të jetë i përfshirë nga tymi, zjarret dhe përplasjet. Një tjetër episod i rëndë është regjistruar gjatë ditës së dytë të protestës studentore në Tiranë, ku demonstruesit kanë hyrë me forcë në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, duke dëmtuar godinën dhe duke u vënë flakën objekteve të nxjerra prej saj.

Protestuesit fillimisht kanë goditur institucionin me gurë dhe sende të forta, duke thyer xhamat. Më pas kanë shqyer derën hyrëse dhe kanë depërtuar në ambientet e brendshme, prej nga kanë marrë objekte të ndryshme dhe i kanë nxjerrë jashtë për t'i djegur. Ndërkohë, sulmet janë shtrirë edhe ndaj institucioneve të tjera qeveritare. Godinat e disa ministrive janë qëlluar me gurë, ndërsa në fasadën e Ministrisë së Financave është ndezur zjarr. Policia ndërhyri me shumë vonesë, teksa pati sulme me gurë ndaj tyre. Ngjarjet vijnë pas disa orësh përplasjesh të ashpra gjatë protestës së kësaj të mërkure. Më herët, demonstruesit sulmuan dhe i vunë flakën filialit të Iute Credit në Rrugën e Durrësit, ndërsa në kryqëzimin pranë Sheshit Skënderbej dogjën stola të marrë nga hapësirat publike. Protesta, e cila nisi me kërkesa studentore, është shoqëruar gjatë dy ditëve të fundit me sulme ndaj institucioneve, dëmtime të pronës publike e private dhe përplasje me forcat e rendit. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Digje Parlamentin!”/ Studentët zhvendosin protestën, nisin marshimin drejt Kuvendit 14 Tetor 2026, 16:4616:46Aktualitet Kush i kontrollon licencat e lojërave të fatit? Anëtarët e AMLF-së me pasuri miliona euro, hotele, kulla dhe kompani të dyshimta 14 Tetor 2026, 16:4416:44Aktualitet Video/ Qendra e Tiranës në kaos, zjarr i përmasave të frikshme, tym dhe trafik i bllokuar 14 Tetor 2026, 16:3716:37Aktualitet Studentët e Durrësit solidarizohen me protestuesit në Tiranë, paralajmërojnë tubim nesër 14 Tetor 2026, 16:3416:34Aktualitet Video/ Qendra e Tiranës mbulohet nga tymi, protestuesit u vënë flakën stolave plastikë 14 Tetor 2026, 16:0516:05Aktualitet Protesta e studentëve, shkon në 20 numri i personave të shoqëruar nga policia 14 Tetor 2026, 16:0316:03Aktualitet