Lajme Zone
Video/ Policia ndjek me vrap të rinjtë në Rrugën e Durrësit, gjimnazistët shtrihen në tokë dhe goditen
PolitikëPolitiko

Video/ Policia ndjek me vrap të rinjtë në Rrugën e Durrësit, gjimnazistët shtrihen në tokë dhe goditen

Pamje të tensionuara janë regjistruar në Rrugën e Durrësit në Tiranë, ku efektivë të Policisë kanë ndjekur me vrap disa të rinj që po merrnin pjesë në protestë. Sipas pamjeve nga vendngjarja, pjesa më e madhe e të rinjve janë gjimnazistë, mes tyre edhe të mitur. Disa prej tyre janë rrëzuar dhe shtrirë në tokë nga efektivët, të cilët i kanë goditur, ndërsa të tjerë janë tërhequr zvarrë gjatë ndërhy

Pamje të tensionuara janë regjistruar në Rrugën e Durrësit në Tiranë, ku efektivë të Policisë kanë ndjekur me vrap disa të rinj që po merrnin pjesë në protestë. Sipas pamjeve nga vendngjarja, pjesa më e madhe e të rinjve janë gjimnazistë, mes tyre edhe të mitur. Disa prej tyre janë rrëzuar dhe shtrirë në tokë nga efektivët, të cilët i kanë goditur, ndërsa të tjerë janë tërhequr zvarrë gjatë ndërhyrjes policore.

Ngjarja vjen në një moment kur protesta e studentëve dhe të rinjve në Tiranë është përshkallëzuar, me Policinë që ka përdorur edhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës pranë Ministrisë së Arsimit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm