Lajme Zone
Video/ Plagosi me drapër vjehrrin e ish bashkëjetueses, arrestohet daja i Zegjine Çaushit
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ Plagosi me drapër vjehrrin e ish bashkëjetueses, arrestohet daja i Zegjine Çaushit

Daja i deputetes së PS, Zegjine Çaushi, është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Fierit. Bledar Bakaj, 52 vjeç, dyshohet se plagosi me drapër vjehrrin e ish bashkëjetueses së saj, Enver Grëmbi, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Suk të Roskovecit. Sipas Policisë, 67-vjeçari Enver Grëmi u godit në këmbë me një mjet prerës, konkretisht me një drapër, nga Bledar Bakaj, për motive të dob

Daja i deputetes së PS, Zegjine Çaushi, është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Fierit. Bledar Bakaj, 52 vjeç, dyshohet se plagosi me drapër vjehrrin e ish bashkëjetueses së saj, Enver Grëmbi, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Suk të Roskovecit.

Sipas Policisë, 67-vjeçari Enver Grëmi u godit në këmbë me një mjet prerës, konkretisht me një drapër, nga Bledar Bakaj, për motive të dobëta.

Por në një intervistë për “Fieri Web”, Enver Grëmi, ka rrëfyer një tjetër version për ngjarjen. Ai flet për rrëmbim dhe përdhunim të vajzës së tij 34-vjeçare.

Enver Grëmi ka treguar se e kishte njohur Bledar Bakajn përmes motrës së tij, e cila jeton në të njëjtin fshat me të. Sipas 67-vjeçarit, motra e Bakajt i kishte thënë se ai mund ta ndihmonte për gjetjen e një vendi pune, pasi ishte daja i deputetes Zegjine Çaushi. Pas takimit në Roskovec, Enver Grëmi thotë se mori premtimin nga 52-vjeçari se do ta ndihmonte për punësimin e vajzës së tij.

Gjatë disa muajve, sipas dëshmisë së Grëmit, Bakaj i vizitoi në shtëpinë e tyre në Suk, ku takonte Enverin, bashkëshorten e tij dhe vajzën 34-vjeçare. Duke qenë se familja ishte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte probleme shëndetësore, sipas 67-vjeçarit, Bakaj ishte ofruar ta çonte vajzën e Enverit për vizitë në spitalin e Fierit, pasi ajo vuante nga anemia.

Më 26 maj, babë e bijë shkuan në spitalin e Fierit për të kryer një vizitë mjekësore. Sipas dëshmisë së Enver Grëmit, që nga ajo ditë deri më 10 korrik, ai dhe bashkëshortja e tij nuk e panë dhe as nuk mundën të komunikonin me vajzën.

Bledar Bakaj, sipas 67-vjeçarit, e mori vajzën teksa ajo po dilte nga dera e pasme e spitalit. Kur Grëmi e telefonoi për ta pyetur se ku ndodhej vajza, sipas tij, Bakaj i tha se po shkonin me ambulancë në Tiranë. Për 45 ditë, vajza nuk ka komunikuar me prindërit, ndërsa këta të fundit, sipas dëshmisë së tyre, u detyruan të shkonin në polici për të bërë denoncim.

Ndiqni deklaratën e plotë: Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm