Zjarri në malin e Çikës vijon të jetë aktiv dhe po përhapet me shpejtësi. Ashtu siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga CNA, një sipërfaqe e madhe është e përfshirë nga flakët.
Zjarri po vijon të përhapet drejt majës së malit dhe rrezikon të prekë dhe pjesën tjetër të malit.
Vatra është aktivizuar orë më parë. Deri pak para minutash nuk ishte marrë asnjë masë për shuarjen e tij. Ndërkohë që siç mund të shihet flakët vijojnë të përhapen edhe më tej.
Ndërhyrja për shuarjen e flakëve mund të bëhet vetëm nga ajri për shkak të terrenit malor dhe të thepisur. / CNA View this post on Instagram A post shared by CNA.al (@cna.lajme) Zjarri në malin e Çikës, përhapen me shpejtësi flakët/ Asnjë ndërhyrje për shuarjen e tij
21 Gusht, 18:44 VIDEO/ Zjarr në malin e Çikës, në Llogara
21 Gusht, 15:14 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

