Një 67-vjeçar u arrestua nga policia, pasi dyshohet se dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, pas një sherri në familje. Situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe 55 copë fishekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. Mat-Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 67-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri automatik, 2 krehra dhe 55 fishekë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit për një konflikt familjar në një banesë në qytetin e Burrelit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 67 vjeç, banues në qytetin e Burrelit, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas kishte dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe 55 copë fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: mat policia
