Gjatë protestës së 91-të, një i ri ka mbajtur një fjalim me tone të ashpra, duke deklaruar se qëndresa e qytetarëve prej 91 ditësh ka ushtruar presion mbi qeverinë. Sipastij, vijimi i protestës ka sjellë reagime të forta nga pushteti, të cilat ai i interpreton si shenjë frike dhe nervozizmi. Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se po përpiqet të dobësojë protestën duke përdorur, sipas tij, para dhe favore për të larguar qytetarët nga sheshi. Në përfundim, i riu deklaroi se protesta, sipas tij, ka nxjerrë në pah atë që ai e konsideron si realitetin e pushtetit. “91 ditë që numërojmë përpara, ne numërojmë ditët që kemi rezistuar, Rama numëron ditët që i kanë ngelur. Rezistenca jonë ka pasur efekt, ndryshe nuk do të shihnim të gjithë këtë nervozizëm, nuk do të shihnim përpjekje për të mbajtur pushtetin me forcë. Nuk do të shihnim atë frikën që pamë djje me ndryshimin e vendit të mbledhjes. Rama po përpiqet të shuajë protestën duke tentuar të heqë njerëzit nga sheshi me para dhe favore. Kjo është frikë dhe ata janë të tmerruar. Kjo protestë i ka zhveshur nga pazaret e rreme dhe i ka nxjerrë ashtu siç janë në të vërtetë”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
