Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Parandalohet ngjarja kriminale, u kap me armë e granata, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë


Finalizohet operacioni i koduar “Siguria 2”. Parandalohet një ngjarje kriminale.

Finalizohet operacioni i koduar “Siguria 2”. Parandalohet një ngjarje kriminale.

Në pranga ka rënë 38-vjeçari Ermal Hamzo, i cili rezulton me precedent penal për krime kundër personit.

Ai u kap në flagrancë nga Policia, në Himarë, duke qarkulluar me automjet, me pistoletë me fishek në fole dhe me granatë. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit, në Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, krehra, municion luftarak, 2 jelekë antiplumb dhe 2 jelekë multifunksionalë.

2 pistoletat, granata, krehrat, municioni luftarak dhe 4 jelekët antiplumb/multifunksionalë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet