Lajme Zone
VIDEO/ Pamje të rralla nga Australia, filmohet për herë të parë momenti “magjik” i lindjes së një balene
BotëGazeta Tema

VIDEO/ Pamje të rralla nga Australia, filmohet për herë të parë momenti “magjik” i lindjes së një balene

Një balenë është filmuar duke sjellë në jetë të voglin e saj në brigjet e Uellsit të Ri Jugor në Australi, në atë që besohet të jetë lindja e parë e këtij lloji e regjistruar me dron, dhe hera e e katërt që fenomeni është filmuar.

Pamjet u realizuan të martën pasdite pranë Kingscliff, kur piloti i dronit Alex Forrest, vullnetar i Organizatës për Shpëtimin dhe Kërkimin e Cetaceve në Australi (ORRCA), vuri re një balenë që lëvizte më ngadalë se pjesa tjetër e tufës. Ai nisi filmimin nga rreth 700 metra larg bregut.

Sipas ORRCA-s, regjistrimi është në përputhje me rregullat e mbrojtjes së biodiversitetit në Uellsin e Ri Jugor, pasi balena është filmuar nga një distancë më e madhe se 100 metra. Forrest, i cili ka regjistruar mijëra balena gungaçe nga ajri, tha se momenti ishte i jashtëzakonshëm dhe se shpreson që pamjet të ndihmojnë në studimin e pakët që ekziston për lindjet e këtyre gjitarëve detarë.

Shkencëtarja e Universitetit Macquarie, Vanessa Pirotta, e cilësoi pamjen një moment të rrallë dhe magjik. Ajo theksoi se fakti që këlyshi i porsalindur dinte menjëherë të ngrihej në sipërfaqe për të marrë frymë ishte një moment shumë i veçantë.

ORRCA bëri të ditur se kjo besohet të jetë lindja e parë e një balene gungaçe e filmuar me dron dhe vetëm rasti i katërt në botë që një lindje e tillë është dokumentuar në video. Pamjet pritet t’i nënshtrohen rishikimit shkencor dhe të kontribuojnë në kërkimet për sjelljen dhe riprodhimin e balenave.