Lajme Zone
Modelja shqiptare: Xhaxhai im ishte një nga të vrarët e 21 Janarit, kjo është arsyeja pse studioj drejtësi
PolitikëGazeta Tema

Modelja shqiptare: Xhaxhai im ishte një nga të vrarët e 21 Janarit, kjo është arsyeja pse studioj drejtësi

E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, modelja Eli Deda ka treguar se ngjarja e 21 Janarit është bërë arsyeja për të ndjekur studimet për drejtësi.

E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, modelja Eli Deda ka treguar se ngjarja e 21 Janarit është bërë arsyeja për të ndjekur studimet për drejtësi.

“Studioj për Drejtësi. Më ka pëlqyer që e vogël, por kam pasur edhe një arsye shumë të fortë që më shtyu ta zgjedh këtë degë. Xhaxhai im, Hekuran Deda, ishte një nga katër viktimat e 21 Janarit. Kjo më motivon të synoj gjëra edhe më të mëdha në të ardhmen”, u shpreh ajo.

Duke kujtuar xhaxhain e saj, ajo rrëfeu një detaj që, sipas saj, nuk është bërë publik më parë. Sipas modeles, Hekuran Deda nuk kishte marrë pjesë në protestën e 21 Janarit.

“Ajo ditë përkonte me ditëlindjen time të katërt. Xhaxhai kishte ardhur në Tiranë për të më blerë një dhuratë dhe rastësisht u gjend në mes të kaosit. Nuk ishte protestues, por u përball me atë që ndodhi atë ditë. Këtë po e them për herë të parë”, deklaroi ajo.